Flash

Sulm me bombë në një xhami në Kabul, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

Lapsi.al 4 October 2021
Sulm me bombë në një xhami në Kabul, 2 të vdekur dhe 4

Në një sulm me bombë në hyrjen e xhamisë Eidgah në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 2 persona ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i qeverisë talebane dhe zv.ministri në detyrë i administratës talebane, Zabihullah Mujahid tha se një sulm me bombë ka ndodhur në hyrjen e xhamisë Eidgah në Kabul.

Saeed Hosti, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në qeverinë e përkohshme të talebanëve, vuri në dukje se sipas përcaktimeve paraprake në sulm kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Dëshmitarët njoftuan se sulmi është kryer gjatë një ceremonie për leximin e pjesëve kuranore në të njëjtën xhami për nënën e Mujahid e cila ndërroi jetë disa ditë më parë.

Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.

Rikujtohet se në një sulm me armë mbrëmë në qytetin Jalalabad, qendrën e rajonit Nangarhar në lindje të vendit humbën jetën 2 anëtarë talebanë dhe 2 civilë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI