Flash

Bombë në një xhami në Kabul, disa civilë të vrarë

Lapsi.al 3 October 2021
Bombë në një xhami në Kabul, disa civilë të

Një bombë, e vendosur në hyrje të një xhamie në kryeqytetin e Afganistanit të dielën, ka shpërthyer duke u marrë jetë disa civilëve. Lajmi e bëri të ditur një zëdhënës i talebanëve.

Bomba ishte vendosur në Xhaminë Eidgah në Kabul ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve Zabihullah Mujahid. Sipas zëdhënësit, ajo shpërtheu pranë hyrjes në xhami, e dyta më e madhe në qytet.

Për sulmin, ende nuk ka ndonjë grup që të ketë deklaruar autorësinë. Sidoqoftë, që nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët në mes të gushtit, sulmet nga militantët e grupit të “Shtetit Islamik” kundër tyre janë shtuar.

ISIS ka një prani të fortë në provincën lindore të Nangarhar-it dhe i konsideron talebanët armik. Grupi ekstremist ka marrë përsipër disa sulme kundër tyre, duke përfshirë disa vrasje në kryeqytetin krahinor të Jalalabad. Sulmet në Kabul deri më tani kanë qenë të rralla.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI