Flash

Anulimi i marrëveshjes me Francën/ BE shtyn bisedimet tregtare me Australinë

Lapsi.al 1 October 2021
Anulimi i marrëveshjes me Francën/ BE shtyn bisedimet tregtare me

Bisedimet tregtare midis Australisë dhe Bashkimit Evropian u shtynë, për shkak të një grindjeje me Francën mbi të ashtuquajturin pakt të sigurisë Aukus.

Muajin e kaluar, Kanbera anuloi një marrëveshje prej 37 miliardë dollarësh me Parisin, për të ndërtuar një flotë nëndetësesh konvencionale.

Në vend të saj, ajo do të ndërtojë së paku tetë nëndetëse me energji bërthamore, me teknologji të SHBA-së dhe Britanisë.

Vendimi e zemëroi Parisin, i cili e cilësoi paktin midis Australisë, SHBA-së dhe Britanisë si “goditje në shpinë”.

Në solidaritet me Francën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vuri në dyshim arritjen e një marrëveshjeje tregtare midis BE-së dhe Australisë.

Rundi i 12-të i bisedimeve BE-Australi, i paraparë të mbahet në tetor, u shty për në nëntor.

Në qershor, pas rundit të fundit të bisedimeve për një marrëveshje të tregtisë së lirë, Komisioni Evropian tha se negociatat “kanë shënuar përparim në shumicën e fushave”.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve pritet të trajtojë një numër çështjesh, përfshirë: tregtinë, investimet dhe të drejtat e pronësisë intelektuale, por rezultatet nga ky takim mbeten të paqarta.

BE-ja është partneri i tretë më i madh tregtar i Australisë; tregtia e mallrave dhe shërbimeve midis tyre arriti në pothuajse 72 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Të këshilluara

Australia do të rihapë kufijtë në nëntor

Australia do të rihapë kufijtë e saj ndërkombëtarë nga nëntori, duke lejuar udhëtarët e vaksinuar në vend për herë të parë në 18 muaj. Aktualisht vetëm qytetarë...

07:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI