Flash

Studimi britanik: Vaksinat e COVID-19 dhe gripit mund të merren njëkohësisht

Lapsi.al 1 October 2021
Studimi britanik: Vaksinat e COVID-19 dhe gripit mund të merren

Vaksina e COVID-19 dhe ajo kundër gripit mund të merren njëkohësisht. Një studim britanik, rezultatet e të cilit u bënë publike të enjten, arrin në përfundimin se marrja së bashku e vaksinave është e sigurt dhe nuk ndikon negativisht në reagimin imunitar. Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, zbuloi se efektet anësore të raportuara ishin zakonisht të lehta deri në të moderuara në testet me tre vaksina gripi dhe Pfizer ose Astra Zeneca për COVID-19. Vaksinat u dhanë në të njëjtën ditë, në krahë të ndryshëm.

“Ky është një hap vërtet pozitiv që mund të nënkuptojë më pak vizita për t’u vaksinuar për ata që duhet të bëjnë të dyja vaksinat”, thotë Rajeka Lazarus, kryetarja e grupit studimor.

Britania e Madhe dhe shtetet e tjera të hemisferës veriore po përgatiten për një dimër të ashpër dhe mundësinë e rritjes së rasteve të gripit, mes lehtësimit të masave kundër COVID-19. Të moshuarve, grupeve më të rrezikuara dhe punonjësve të shëndetësisë në Britani, po u jepen dozat përforcuese të COVID-19, ndërsa qeveria e kryeministrit Boris Johnson, ka premtuar gjithashtu për programin më masiv të vaksinimit nga gripi në histori këtë vit.

Të këshilluara

Australia do të rihapë kufijtë në nëntor

Australia do të rihapë kufijtë e saj ndërkombëtarë nga nëntori, duke lejuar udhëtarët e vaksinuar në vend për herë të parë në 18 muaj. Aktualisht vetëm qytetarë...

07:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI