Flash

Pas trazirave të shumta policia rikthen kontrollin në burgun e Ekuadorit

Lapsi.al 1 October 2021
Pas trazirave të shumta policia rikthen kontrollin në burgun e

Policia tha se ka rimarrë kontrollin e një burgu në Ekuador, ku trazirat lanë së paku 118 të burgosur të vdekur, derisa bandat rivale të drogës luftonin për kontrollin e objektit. Autoritetet thanë se trazirat e ditëve të fundit ishin një nga betejat më vdekjeprurëse të burgjeve në historinë e Amerikës së Jugut. Përveç të vrarëve, 86 të burgosur të tjerë u plagosën, gjashtë prej tyre në gjendje kritike, thanë zyrtarët e burgut në Ekuador. Sipas prokurorit kombëtar, së paku gjashtë viktimave iu pre koka. Trazirat shpërthyen më 28 shtator në një kompleks burgu në qytetin Guajakuill, midis të burgosurve që besohet se kanë lidhje me bandat meksikane të drogës.

Komandantja e policisë, Tannya Varela, tha të enjten vonë se “të burgosurit nuk kanë më kontroll mbi blloqet e qelive”. Rendi u rikthye pas një operacioni masiv të sigurisë, që përfshiu rreth 900 oficerë dhe anëtarë të njësive taktike. Së paku dy oficerë të policisë u plagosën në operacion. Trazirat në burgjet e Ekuadorit kanë lënë të vrarë mbi 230 të burgosur këtë vit.

Më 23 shkurt, trazirat në katër burgje, përfshirë atë në Guajakuill, kanë lënë të vdekur 79 të burgosur – disa prej të cilëve u është prerë koka./REL

Të këshilluara

Australia do të rihapë kufijtë në nëntor

Australia do të rihapë kufijtë e saj ndërkombëtarë nga nëntori, duke lejuar udhëtarët e vaksinuar në vend për herë të parë në 18 muaj. Aktualisht vetëm qytetarë...

07:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI