Flash

YouTube merr masa strikte, bllokon të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë

Lapsi.al 30 September 2021
YouTube merr masa strikte, bllokon të gjitha videot me përmbajtje

YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë, duke shkuar përtej vendimit për ndalimin e vetëm të atyre përmbajtjeve të rremë të lidhura me vaksinat kundër COVID-19. Lajmi u njoftua të mërkurën nga vetë kompania.

Shembuj të përmbajtjeve që nuk do të lejohen në YouTube përfshijnë pretendimet se vaksina e gripit shkakton humbjen e aftësisë riprodhuese dhe se vaksina e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola, mund të shkaktojë autizëm.

Një zëdhënës i YouTube-it tha se kompania do të bllokojë gjithashtu edhe ato kanale të lidhura me aktivistë të njohur kundër vaksinave mes tyre Robert F. Kennedy Jr. dhe Joseph Mercola.

Në një email për shtyp publikuar në faqen e tij në internet zoti Mercola shkruante: “Ne jemi të bashkuar në të gjithë botën, nuk do të jetojmë me frikë, do të qëndrojmë së bashku dhe do të rivendosim liritë tona”.

Në një deklaratë të tij zoti Kennedy shkruante: “Nuk ka asnjë rast në histori kur censura dhe fshehtësia janë vendosur përpara demokracisë ose shëndetin publik”.

Ky zhvillim vjen pasi YouTube dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë si Facebook dhe Twitter janë kritikuar se nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen në faqet e tyre të informacionit të rremë të lidhur me shëndetin publik.

Por ndërsa YouTube po ndërmerr masa më të ashpra ndaj dezinformatave, ai përballet me reagime në të gjithë botën. Të martën, kompania bllokoi kanalet në gjuhën gjermane të RT-së, të mbështetura nga qeveria ruse. Kompania tha se kanalet kishin shkelur politikën e saj mbi dezinformacionin ndaj COVID-19.

Të mërkurën Rusia e quajti këtë vendim si “agresion të pashembullt ndaj informacionit” dhe kërcënoi se do të bllokojë YouTube-n.

/VOA

Të këshilluara

BE dhe SHBA bisedojnë për bashkëpunim

BE dhe SHBA duan të thellojnë bashkëpunimin për digjitalizimin dhe investimet strategjike. Do të flitet edhe për mosmarrëveshjet e mëdha me Kinën dhe vende të t...

08:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI