Flash

Kim Jong Un shpreh gatishmërinë që të kthejë komunikimin me Korenë e Jugut

Lapsi.al 30 September 2021
Kim Jong Un shpreh gatishmërinë që të kthejë

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se është i gatshëm të rikthejë linjat e komunikimit me Korenë Jugore para fillimit të tetorit, mirëpo vazhdon të refuzojë ofertat e Shteteve të Bashkuara për dialog.

Kim i ka bërë këto deklarata para parlamentit të shtetit, sipas raportimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve në Kore të Veriut, KCNA.

Lideri verikorean ka thënë se rikthimi i linjave të komunikimit në pikat kufitare, do të realizonte dëshirat e koreanëve për paqe në mes të dyja Koreve.

Koreja Veriore ka bllokuar linjat e komunikimit në muajin gusht, si shenjë proteste kundër stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në mes të Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara, vetëm disa ditë pas hapjes së tyre, pas më shumë se një viti.

 

Kim ka akuzuar Korenë Jugore për përkeqësim të tensioneve përmes ndërtimit të armëve dhe stërvitjeve ushtarake, si dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë propozuar bisedime pa ndryshuar “politën armiqësore” ndaj Koresë Veriore.

Kim, që ka refuzuar ofertat e SHBA-së për të rikthyer bisedimet për programin bërthamor të verikoreanëve pa parakushte, ka thënë se “praktikat armiqësore” të Uashingtonit dhe “kërcënimet ushtarake” mbesin të pandryshuara.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se shpresojnë se do të negociojnë me Korenë Veriore, por edhe e kanë bërë të qartë se sanksionet do të mbesin në fuqi, derisa verikoreanët të marrin hapa konkretë drejt çarmatosjes./rel

Të këshilluara

BE dhe SHBA bisedojnë për bashkëpunim

BE dhe SHBA duan të thellojnë bashkëpunimin për digjitalizimin dhe investimet strategjike. Do të flitet edhe për mosmarrëveshjet e mëdha me Kinën dhe vende të t...

08:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI