Flash

PD hedh në gjyq shoqëruesen e Berishës në "Foltore": Evi Kokalari një spekulante politike, të vijë në gjykatë me Ramën dhe Taulant Ballën

Lapsi.al 29 September 2021
PD hedh në gjyq shoqëruesen e Berishës në

Shqiptaro-amerikania që shoqëron Sali Berishën në "Foltoret" e tij akuzoi sot Lulzim Bashën gjatë takimit në Durrës, se në këmbim të mbylljes së dosjes së lobimit me para ruse në SHBA, kreu i PD-së "shiti" Sali Berishën duke kërkuar shpalljen e tij "non grata". Por në përfundim të këtij takimi, ka reguar PD me një deklaratë zyrtare, ku ndër të tjera njofton edhe hedhjen në gjyq të Evi Kokalarit për shpifje.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje.

Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën.

Të këshilluara

Gjermania kërcënon me rikthimin e vizave

Kërkesat e paligjshme për leje qëndrimi dhe azili nga persona me origjinë nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor, si edhe Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, kanë...

17:29

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI