Flash

Berisha i penduar: Dikush duhet të merrte përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme që pësuam në vitin 2017

Lapsi.al 29 September 2021
Berisha i penduar: Dikush duhet të merrte përgjegjësitë

Ish-kryeministri Sali Berisha bën veten përgjegjës për situatën aktuale në Partinë Demokratike. Nga Foltorja e radhës, në qytetin e Durrësit, Berisha u shpreh se gjithnjë ka qenë i vëmendshëm ndaj çështjeve që prekin interesin publik, por ka heshtur në çështjet brenda partisë.

“Kërkoj ndjesë miqtë e mi. Jam përpjekur me të gjithë forcën time të kontribuoj me këshilla kur më janë kërkuar, sikurse jeni dëshmitar që kam qëndruar nga mëngjesi në darkë çdo ditë, kam mbrojtur interesat tuaja, të demokratëve, interesat publike të Shqipërisë.

Por, ku qëndron gabimi im? Në rast se u tregova jashtëzakonisht i vëmendshëm që çështjet që rendita, u tregova i heshtur në çështjet brenda partisë, në shkeljen e parimeve dhe normave të kësaj partie.

Ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate, u ekzekutuan njerëz që kishin kontribute në PD. Por unë ngrita zërin dhe do të vazhdoj ta bëj”.

Berisha thotë se “dikush duhet të merrte përgjegjësi, që në vitin 2017, kur e djathta humbi thellë përballë Partisë Socialiste”. Sipas tij, dorëheqaj nga drejtimi i PD-së në vitin 2013 ishte vendim pa kthim, por tashmë ka ndryshuar.

“Dikush duhet të merrte përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme që pësuam në vitin 2017. Unë çdo gjë i thosha në zyrën time (Lulzim Bashës). Isha i vendosur. Dorëheqjen time e kisha konceptuar si pa kthim. Por vjen një moment kur gabimet, mangësitë, nuk mund të të pengojnë më që të ngrihesh në lartësinë e kërkesave pritshmërive, që të luftoj për një PD më të fortë, më të hapur, që ecën e sigurt drejt fitores. Ndaj nisa këtë foltore dhe jua them me kënaqësinë më të madhe se gjej sot në mënyrë të habitshme të njëjtin entuziazëm që këto foltore kanë pasur në vitin 1991”.

Të këshilluara

Gjermania kërcënon me rikthimin e vizave

Kërkesat e paligjshme për leje qëndrimi dhe azili nga persona me origjinë nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor, si edhe Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, kanë...

17:29

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI