Flash

Gjermania kërcënon me rikthimin e vizave

Lapsi.al 29 September 2021
Gjermania kërcënon me rikthimin e vizave

Kërkesat e paligjshme për leje qëndrimi dhe azili nga persona me origjinë nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor, si edhe Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, kanë hapur debatin brenda vendeve të Bashkimit Europian për të pezulluar udhëtimet pa viza drejt BE-së.

Një dokument i publikuar nga “EUObserver”, një media me seli në Bruksel, thotë se shtete si Franca, Gjermania dhe Italia janë mes atyre që po zhgënjehen më tepër nga këto kërkesa të paligjshme.

Shqipëria e fitoi të drejtën për të lëvizur pa viza drejt vendeve të BE-së në vitin 2010, bashkë me Bosnjë-Hercegovinën. Ndërsa Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kishin fituar në vitin 2009.

Sipas “EUObserver” jo të gjithë janë të lumtur me këtë vendim. Në dokument, thuhet se Gjermania ka shprehur indinjatën me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën, ndërsa ka listuar Shqipërinë dhe Serbinë mes 10 shteteve më problematike.

Gjermania ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kërkesave të paligjshme për qëndrim apo azil nga Shqipëria, por edhe Moldavia dhe Ukraina.

“Në rast se nuk ka përmirësim, atëherë Komisioni Europian duhet, në këndvështrimin tonë, të theksojë se pezullimi i regjimit të udhëtimit pa viza është një mundësi reale”, thotë në dokument delegacioni gjerman.

Pakënaqësi ndaj Shqipërisë ka shprehur edhe Franca. Holanda ishte vendi i parë që kërkoi pezullimin e lëvizjes pa viza për vendin tonë, por kërkesa e saj në vitin 2019, u hodh poshtë nga Komisioni Europian.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI