Flash

Shqipëria marrëveshje me Spanjën për ekstradimet

Lapsi.al 29 September 2021
Shqipëria marrëveshje me Spanjën për ekstradimet

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar marrëveshjen e re të Shqipërisë me Spanjën për ekstradimet.

Manja informon se tashmë shqiptarët që kanë kryer krime në Spanjë nuk mund të gjejë strehë në Shqipëri dhe anasjelltas.

Ai e cilëson këtë marrëveshje si një sinjal të qartë për botën e krimit.

"Sot në Këshillin e Ministrave i hapëm rrugë marrëveshjes mes Spanjës e Shqipërisë për ekstradimet. Shenjë e besimit të fortë, natyrisht Shqipëria ka patur dhe ka bashkëpunim me Spanjën në fushën penale edhe sot, por bazohet në Konvetën Europiane të 1957.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje të re me Spanjën. Eleminojmë një pengesë ligjore mes dy vendeve, që ka të bëjë me rezervën ligjore me të cilën Shqipëria ka ratifikuar për moslejimin e shtetasve shqiptarë drejt Spanjës dhe anasjelltas. Eleminohet kjo. Me Spanjën, autoritetet tona gjyqësore do të lejojnë ekstradimin e shqiptarëve drejt Spanjës dhe anasjelltas.

Kjo forcon bashkëpunimin mes autoriteteve gjyqësore, të përmirësojë ekstradimin, por dhe instrument shtesë. Një sinjal i qartë për botën e krimit, që çdo shtetas shqiptar që kryen një krim në Spanjë nuk gjen strehim në Shqipëri, apo një spanjoll që bën krim në Shqipëri, nuk mund të strehohet në Spanjë.

Nuk një shifër të saktë në këtë drejtim, sepse marrëveshja e ekstradimit që i hapëm rrugë sot përfshin gjithë zinxhirin e bashkëpunimit në fushën penale, si hetimin paraprak edhe të dënuarit me vendim të formës së prerë. Nëse ka interes mund t’ua vë në interes në Ministrinë e Drejtësisë pasi ta rakordojmë me Prokurorinë e Përgjithshme.’’- tha Manja.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI