Flash

Pamjet nga një kënd tjetër, si u ekzekutua polici Saimir Hoxha (VIDEO)

Lapsi.al 29 September 2021
Pamjet nga një kënd tjetër, si u ekzekutua polici Saimir Hoxha

Lapsi.al siguron videon që tregon vrasjen e oficerit të policisë, Saimir Hoxha në Ishull Lezhë. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë në një objekt në varësi të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Punonjësit e policisë janë duke lëvizur me një makinë me ngjyrë të bardhë "Land Rover", kur papritur kanë qëndruar buzë rrugës me qëllim për të verifikuar një automjet tjetër tip “Wolzvagen”.

Pikërisht ky është moment kur tre policët zbresin nga makina dhe pozicionohen për të verifikuar personat që ndodheshin në automjetin tjetër. Punonjësi i policisë është pikërisht Saimir Hoxha, që në këtë ngjarje mbeti i vdekur në vend. Sapo punonjësit e policisë i kanë kërkuar dokumentet, personi që ndodhej në sediljen e pasme Aldo Rama, ka qëlluar me pistoletë TT në drejtim të Saimir Hoxhës, duke e lënë të vdekur në vend. "Unë nuk jam për tu kontrolluar...”, fjalët e fundit të Aldi Ramës para se të vriste oficerin e krimeve në Lezhë.

Ndërsa dy personat e tjerë, shokë të Aldo Ramës, Kristjan Sheri dhe Armando Marku, fillimisht duken në pamjet filmike se ikin me vrap dhe më pas kthehen sërish tek makina e policisë, duke u ulur dhe kryer veprime për të ndihmuar, punonjësin e policisë që ndodhej i shtrirë në tokë. Ndërsa dy punonjësit e tjerë të policisë, janë shtrirë buzë rrugës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së Aldo Ramës, ku kanë qëlluar plot 9 herë. Nga goditjet me armë të policëve, mjetit i është ccarë njëra gomë. Por sërisht Aldo Rama, ka vijuar të eci në një distancë prej 1 km me makinën e tij, duke e braktisur më pas dhe hyrë në një territor të lagunës së Vainit.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/WhatsApp-Video-2021-09-29-at-4.03.17-PM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI