Flash

Vendimi i qeverisë, 5 milionë lekë ndihmë për familjen e policit të vrarë në Lezhë

Lapsi.al 29 September 2021
Vendimi i qeverisë, 5 milionë lekë ndihmë për familjen

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar edhe një ndihmë financiare prej 50 milionë lekësh të vjetra për familjen e nënkomisarit të vrarë në Lezhë, Saimir Hoxha. Në vendim, një kopje e së cilit është siguruar nga Lapsi.al, thuhet se ky shpërblim do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Po kështu sot u miratua edhe dhënia e statusit "Dëshmor i Atdheut". Fëmijët e tij do të përfitojnë deri në 18 vjec 170% të rrogës që ka pasur babai i tyre i ndjerë. Saimir Hoxha u ekzekutua në zonën e ishull Lezhë nga 21-vjecari Aldi Rama. Ky i fundit pas disa orësh rrethimi u vetëqëllua me armën e krimit dhe për shkak të plagëve të rënda ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës. Lapsi.al ka publikuar sot edhe pamjet e ekzekutimit të oficerit të policisë. Bashkë me dy kolegë të tij ai ishte në atë zonë për të asgjësuar një parcelë me kanabis.

 

Të këshilluara

Gjermania kërcënon me rikthimin e vizave

Kërkesat e paligjshme për leje qëndrimi dhe azili nga persona me origjinë nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor, si edhe Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, kanë...

17:29

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI