Flash

Berisha denoncon Ramën dhe Bashën: Në projektin e portit të Durrësit kanë aferë të përbashkët

Lapsi.al 29 September 2021
Berisha denoncon Ramën dhe Bashën: Në projektin e portit të

Lideri historik demokrat Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së një të riu në Durrës, për çështjen e portit të Durrësit. Ai tha se thuhet se kjo është aferë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Por Berisha shtoi se porti i Durrësit do mbetet port i Perëndimit.

“Në historinë tonë kombëtare, Durrësi ka qenë spiranca perëndimore e popullit shqiptar. Këtu kombi ka pasur ganxhën e vet drejt Perëndimit. Porti i Durrësit vetëm i tillë do mbetet. Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO-s janë objekte strategjike, me të cilat çdo vend është i detyruar të marrë pëlqimin nga aleanca, kështu që mund t’u them se ndonëse do kenë dhimbje të madhe, si kreu i Meduzës dhe pengu i tij, që i kanë aferat e përbashkëta këtu, por porti do të mbetet port i Perëndimit.

Nuk duhet të luajmë kurrë me identitetin tonë,” tha Berisha.

“Europa ka vendosur nismën e Berlinit, që ruan vokacionin tonë perëndimor. Ai i jep fund hegjemonisë serbe në rajon. Kurse ky me një fantazim sllavi të verbër, i jep heegjmoni serbëve në rajon.

Dje agjencia Reuters ka shkruar se po diskutohet që të hiqet perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Po pse? Sepse europianët nuk duan të importojnë konflikte brenda hapësirës së tyre,” vijoi ish-kryeministri.

Të këshilluara

Gjermania kërcënon me rikthimin e vizave

Kërkesat e paligjshme për leje qëndrimi dhe azili nga persona me origjinë nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor, si edhe Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, kanë...

17:29

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI