Flash

Flasin e dashura dhe nusja e xhaxhait të Aldi Ramës: Fajtore shoqëria e keqe

Lapsi.al 29 September 2021
Flasin e dashura dhe nusja e xhaxhait të Aldi Ramës: Fajtore

Fax News ka publikuar një intervistë ekskluzive me nusen e xhaxhait dhe të dashurën e Aldi Ramës, të riut që ekzekutoi ditën e djeshme me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha. Nusja e xhaxhait mohoi që Aldi Rama të kishte një armë, por ajo shtoi se ai ishte konsumues i hashashit duke thënë se e pinte rregullisht si duhan.

“Ai ka bo krim. Për zotin është gjynah se ka vrarë një njëri. Është marrë me drogë, pikë. Ka qenë arrest shtëpie. Shoqnia e keqe të fut në dhe. I kam thënë Ald të kanë kap mos u merr më më drogë. Nuk ka pas as armë asgjë. Nuk e di si është puna e armës, nuk e kuptoj. E provova ta telefonoj por e kishte fikur. Më kanë majtë deri në orën 9 të darkës në rajon. Jo. Jo. Nuk kishte inat me policinë. Nuk është makina e tij. Ai s’ka makinë fare. Me policinë nuk ka pasur inate. Nuk e di nëse ka qenë nën efekt i narkotikëve. Atë e ka pas. E pinte si me qenë duhan”, - tha ajo.

Më e rëndë ishte deklarata e një vajzë të re, e cila u prezantua si e dashura e Aldi Ramës. Ajo deklaroi se në makinë ka qenë një person i katërt, që sipas saj është Xhuljo Vokrri. Familjarët thonë se Xhuljo Vokrri i ka vendosur në kokë pistoletën Aldi Ramës, ndërkohë e dashura pyet si ka mundësi që nuk kapet Xhuljo Vokrri.

“Nuk mundet të vrase dot një mizë jo mo rob. Aldi është një njeri shumë i dashur. Si ka mundësi që Xhuljo Vokrri nuk është kapur akoma. Ka qenë bashkë me ta. Nuk ka pasur inate me kurrkënd. Si ka mundësi që nuk është kap Xhuljo Vokrri”, - u shpreh e dashura.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI