Flash

Qytetari në takimin e Berishës: Jam me 'arrest shtëpie'. Jepi gaz se jam i pari që marr kallashin

Lapsi.al 29 September 2021
Qytetari në takimin e Berishës: Jam me 'arrest

Një ndër mbështetësit demokratë që mori pjesë në Foltoren e Sali Berishës në Durrës këtë të mërkurë, ishte një qytetar i cili është me masë sigurie "arrest shtëpie". Vetë qytetari në fjalë deklaroi faktin që është me masë sigurie, por kishte shkuar për të marrë pjesë në takimin e Sali Berishës.

“Në ’91 për demokraci kam bërë 6 muaj burg në Skrapar në rrethimin e Kavajës. Jam Ilir Amedani që në ’98 kam bërë burg në incidentin e Azem Hajdarit dhe ironia e fatit më ka nxjerrë nga burgu pas 2 javësh çuni i Prokop Murrës, Arben Murra. Jam Ilir Amedani i 16 Shkurtit dhe kam ardhur këtu vetëm për Sali Berishën se rezultoj akoma në arrest shtëpie, rast unik në Shqipëri dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë, Sali Berisha jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, deklaroi ai.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI