Flash

Tensioni në kufirin Kosovë-Serbi/ Borell telefonon Kurtin dhe Vuçiçin

Lapsi.al 21 September 2021
Tensioni në kufirin Kosovë-Serbi/ Borell telefonon Kurtin dhe

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet, ndërsa ka ftuar ato që ta përdorin dialogun si platformë për të adresuar çështje dhe zgjidhur ato, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes dhe targat.

Qeveria e Kosovës të hënën ka vendosur reciprocitet të targave ndaj Serbisë dhe tani e tutje qytetarët që vijnë nga Serbia për të hyrë në Kosovë duhet të vendosin targa të përkohshme njëlloj si qytetarët nga Kosova kur hyjnë në Serbi.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i tha “Koha Ditore” se BE-ja pret që Kosova e Serbia të promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon, ndërsa ka treguar se po punohet aktivisht në gjitha nivelet për t’iu adresuar kësaj çështje.

Ai ka treguar se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka kontaktuar mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për këtë çështje.

“Ne kemi thënë se liria e lëvizjes është gurthemel i Bashkimit Evropian. Si e tillë, ne presim që Kosova dhe Serbia të promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon. Ne vazhdojmë të monitorojmë vazhdimisht në terren dhe i bëjmë thirrje dyja palëve të përmbahen, të përmbahen nga veprime e mëtejshme të njëanshme dhe të zvogëlojnë menjëherë tensionet. Jemi duke punuar aktivisht për t’iu adresuar situatës në të gjitha nivelet.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell ka kontaktuar si me Vuçiqin ashtu edhe kryeministrin Kurti mbrëmë, dhe përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak është ende në Beograd duke vazhduar punën me të dyja palët.

Ne i bëjmë thirrje dyja palëve që të përdorin Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes tyre, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes dhe targat. Ne jemi të gatshëm të presim një takim në Bruksel në çdo kohë”, - ka thënë Stano në përgjigje për “Koha Ditore”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI