Flash

Kosovari kërkon ndihmë nga Berisha: Serbia na ka sjellë ushtrinë! Luli është mashtrues, Ramën e kemi “non grata”

Lapsi.al 21 September 2021
Kosovari kërkon ndihmë nga Berisha: Serbia na ka sjellë

Një qytetar nga Kosova ka mbërritur në takimin e Sali Berishës me simpatizantët demokratë në Fier duke i kërkuar mbështetje sepse Serbia ka dërguar ushtrinë deri në kufi.

Berisha tha me bindje se do të mbrojnë interesin kombëtar, ndërsa qytetari i tha se kanë besim vetëm tek Berisha pasi Lulzim Bashën e cilësoi “mashtrues” dhe për Ramën tha se e kanë shpallur “non grata”.

Qytetari: Kam ardhur nga Kosova, të gjithë Kosovën e ke mbrapa. Kërkojmë mbështetjen tënde se nga Luli nuk presim asgjë se është mashtrues, Edi Ramën e kemi shpallur “non grata”. Presim mbështetjen tuaj se jemi në rrezik. Serbi ka sjellë ushtrinë deri në kufi.

Berisha: Parimi ynë në çdo kohë ishte një komb një qëndrim dhe ai parim funksionoi. Do të tregoj vetëm një moment. Në vitin 2005 i fituam zgjedhjet. Takimin e parë në Bruksel, duke ditur qëndrimet e mia, nuk e fsheha, e thashë në takim, zotërinj pavarësia e Kosovës është rruga e fundit për t’i dhënë fund gjendjes së kombit shqiptar në rajon. Thashë të shpallet e pavarur dhe ne stabilizohemi, kjo është opsioni. Interesi kombëtar është vetëm një dhe atë që ka bërë Rama duke rrethuar Kosovën me armiqësi është akti më armiqësor ndaj kombit shqiptar. Pse e bën këtë? Si mund ta bësh ti atë. A e dini ju që Vuçiç nuk e njeh gjenocidin? Tha masakrën e Rejçakut e ka bërë perëndimor dhe Rama nuk tha një fjalë. Ne do të mbrojmë interesin kombëtar.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI