Flash

Berisha 'telendis' Bashën: Ai nuk e çon kurrë PD-në në fitore

Lapsi.al 21 September 2021
Berisha 'telendis' Bashën: Ai nuk e çon kurrë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi edhe nga Fieri se kërkon ndjesë për mbështetjen ndaj Lulzim Bashës. Ai tha se Basha dhe Edi Rama vazhdon të komunikojnë.

“Do u kërkoj falje sepse qindra-mijëra prej jush e keni mbështetur Bashën prej mbështetjes që i ka dhënë Sali Berisha. Por ju garantoj se çdo gjë që keni menduar ju për të, çdo gjë që keni sjell në zyrën time, ia kam thënë natyrisht pa nxjerrë kurrë autorin. Por i kam thënë çdo gjë.

Erdhi këtu dhe ju i bëtë një pritje të mrekullueshme. U thashë gazetarëve se do fitojmë zgjedhjet. Por në krye të javës, Rama i thotë se Luli është i mirë dhe do bashkëqeverisim. Zbritëm në nivelin më minimal në historinë tonë.

A e hapi Basha PD-në? Kurrë.

Ai nuk e dërgon kurrë këtë parti në fitore. Ju ftoj të shtrojmë një pyetje: Do u flas për gjuhën e kodit. Del një ditë kryetari i opozitës, ish-kryetari i opozitës dhe zotohet se do ndryshojë Kushtetutën. Por çfarë do ndryshosh ti në Kushtetutë? Ku i ke votat për të ndryshuar Kushtetutën? Para dy ditësh, Rama krijoi grupin për ndryshimin e Kushtetutës. Pra kjo është gjuhë kodi, thuaje ti që të ndjek unë, se kjo është e imja. Nëse je kryetar i opozitës, çoje popullin në këmbë dhe kërko reformë territoriale,” tha Berisha.

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, 4 të plagosur

Katër persona janë lënduar këtë të martë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Shkodër. Policia bën me dije se dy makina janë përplasur në aksin rru...

16:44

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI