Flash

Berisha thirrje Bashës: Dorëzo mandatin dhe shko andej nga ke ardhur

Lapsi.al 21 September 2021
Berisha thirrje Bashës: Dorëzo mandatin dhe shko andej nga ke ardhur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e PD-së Lulzim Basha nga Fier, teksa e cilësoi aparimor, të pabesë duke e cilësuar aktin e tij amoral. Ai kujtoi se shqiptarët janë një komb i besës dhe se as Amerika nuk e vlerëson pabesinë.

I pyetur nga një militant se çfarë do të bëhet me kreu ne PD, Berisha i kërkoi Bashës të dorëzojë mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Ai pati dhe një këshillë për deputetët e PD.

“Lul Basha, peng Basha më mirë të themi do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk e ka bërë kush kurrë, nuk ia ka bërë kurrë kush një partie atë që i bëri ky. Ndoshta ai kishte akumuluar ndaj meje.. se unë gjithçka bëja që të isha zëri juaj, në gjithçka tek ai. Natyrisht atë pengesën që nuk dua të përzihem në jetën e brendshme të PD e kisha, por për t’ia thënë ia thosha, bëja gjithçka që ai të fitonte, pa më shkuar kurrë mendja se është kaq aparimor dhe i pabesë se ai bëri një akt amoral. Pse Amerika vlerëson pabesinë. Po le ta vlerësojë kush të dojë ne jemi kombi i besës. Ne e kemi një veçanti, atë s’mund ta bëjë. Po çfarë do thoshte në qoftë se do mblidhte forumin, nuk fitonte, jep dorëheqjen pastaj. Kur të kanë peng nuk të lejojnë. Pse jemi ne këtu, se jemi njerëz të lirë dhe njeriu i lirë është i lirë, në vendimet e tij, në arsyetimin e tij, në gabimet e tij, në korrigjimet e tyre. Uroj që të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Do t’i them një gjë, një thirrje në emër tuajin deputetëve të PD, grupi parlamentar i PD është një institucion themelor, shprehni lirshëm mendimet tuaja, por asnjë lloj bashkëpunimi të diktuar nga Lulzim Basha me Edi Ramën të mos pranoni. Të mos pranoni se ne jemi në proces, t’i mbarojmë proceset tona, t’u pyesim ju, të shprehni ju vullnetin tuaj, mendimet tuaja për qëndrimet tona dhe pastaj të ecim. ndaj dhe miqtë e mi deputetë, asnjë lloj vendimi të Lulzim Bashës për të bashkëpunuar, për të shkelmuar mbi PD me Edi Ramën të mos pranoni, për të tjera të jeni lirë të shprehni mendimet tuaja dhe unë ju respektoj”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI