Flash

Berisha: Kurrë nuk do të jem dakord me Reformën në Drejtësi të George Soros

Lapsi.al 21 September 2021
Berisha: Kurrë nuk do të jem dakord me Reformën në

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se nuk ka për të qenë kurrë me Reformën në Drejtësi të ‘gatuar’ nga George Soros. Berisha thotë se të gjithë ekspertët dhe truri i Reformës ishin të Soros dhe rikthyen amendamente të drejtësisë së vjetër.

Më tej ai akuzon edhe amasadorët në Shqipëri që ndjekin ‘vallen’ e Sorosit pasi filantropi dhe multimiliarderi është i gjithëfuqishëm.

‘’S’mund ta bëjë kushkurrë, projekti ishte hartuar në zyrat e Soros në Beograd. Parashikotne që galeritë e Trepçës i jepeshin Serbisë, më pas Kosova shpërbëhej.

Më akuzuan për konspiracion sipas Ramës. Ndaj politikës së jashtme të SHBA kurrë s’më kishte shkuar ndërmend.

Pasi dështuan me këtë, nxorën Novi Sad, Minishengenin.

Çfarë ishte? Rivendosja e hegjemonisë serbe në rajon. Doktrina e viteve 1915-1916, Mbretëria Serbo-Sllovene-Kroate. Xhandarë mbi Ballkanin. Kësaj here kroatët nuk u kthyen, sllovenët jo, por duhen shqitparët se kështu do Edi Rama.

A jemi ne kundër bashkëpunimit? Ne jemi për bashkëpunim.

A mundet që ne të pranojmë bashkëpunimin që rrethon Kosovën me armiqësi, shndërron Shqipërinë në vend vasal, prodhuesit e Fierit, Korçës e gjithë Shqipërisë që të punojnë si argatë në fermat e Serbisë. Këtë nuk e pranojmë, tokën tonë do e shfrytëzojmë.

Toka jonë është dhjetëra herë më e mirë se e Serbisë. E pa që ka një kundërshtar të patheyshëm në qëndrime.

Cila është çështja e dytë që tërboi Sorosin dhe mafien e Sorosit? Reforma në Drejtësi miqtë e mi. Ne bëmë gjithçka si opozitë që Reforma të bëhej mbi bazën e parimeve, pastërtisë së gjyqësorit. Ne ishim në në varg me Venecian. Grupi, truri i reformës i gjithi nga ekspertë të Sorosit dhe ambasadorë që ndiqnin vallen hoqën, rikthyen në ligje për kapjen e drejtësisë të gjitha amendamentet.

Kush është sot në kyre të drejtësisë?

Ishte një jurist, Xhezahir Zaganjori. U largua nga Vettinug. Një gjë do ju hthem, nuk ishte gjykatës e prokuror i diktaturës. Kush ishte kryetar i Gjyaktës Kushtetuese? Ish-student i dhjetorit. Kush janë sot? Sokol Sadushi, i egëri i diktaturës në Vlorë.

Artur Metani, vëllai i ministres së Edi Ramës. Sa mori detyrën shkoi në hotel Tirana për të marrë ofertën prej 500 mijë eurosh nga Çili, i regjistruar. Atij iu mbyll shpejt e shpejt. Ç’na ndodhi tjetër?

Dvorani, gjykatësi i gjyqve staliniste në Shkodër, një nga dhjetë kampionët botërorë të antikurropsionit në botë. Kampioni që mafia e Sorosit e servis si kampion kundër korrupsionit.

Çfarë ndodhi me këtë reformë, shkatërruan Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Sot janë mijëra e mijëra shqiptarë që nuk do të gëzojnë dot kurrë një proces gjyqësor. U zgjodh ish-gruaja e dytë e Ramës, aktualja e Ministrit të Rendit, për tia besuar dosjet që do ia përgatisë Gjykatës së Lartë.

Unë s’jam kurrë e kurrës, pse ambasadorët rendin pas saj, Soros është i gjithëfuqishëm. ‘’- tha Berisha.

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, 4 të plagosur

Katër persona janë lënduar këtë të martë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Shkodër. Policia bën me dije se dy makina janë përplasur në aksin rru...

16:44

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI