Flash

Nesër Tirana pa makina/ Bashkia njofton vetëm 1 ditë para: Rrugët që bllokohen

Lapsi.al 21 September 2021
Nesër Tirana pa makina/ Bashkia njofton vetëm 1 ditë para:

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë” Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikthjë më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”.

Në një sërë aksesh rrugore të kryeqytetit do të ndalohet lëvizja, por bashkia e Tiranës ka njoftuar për këtë vetëm 1 ditë përpara pa u dhënë shumë mundësi qytetarëve të përgatiten.

Ndalimi i makinave në disa akse rrugore kryesisht në qendër do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 14:00.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

•Rruga "Luigj Gurakuqi", duke filluar nga kryqëzimi me rrugën "Xhorxh Bush" deri në sheshin "Avni Rustemi".

•Rruga "Kostandin Kristoforidhi" deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi"

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

•Rruga "Xhorxh Bush" - Rruga -Barikadave"

•Rruga "Hoxha Tahsim",- "Rruga "Tefta Tasho Koço"

Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan - Qendër- do të devijojë në sheshin "Avni Rustemi" dhe do të stacionohet pranë tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI