Flash

Gazetarja e TCH rrëfen telefonatën: Burgun e Peqinit e drejtojnë Balili, Dajti dhe Grori

Lapsi.al 17 September 2021
Gazetarja e TCH rrëfen telefonatën: Burgun e Peqinit e drejtojnë

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në rrjetet sociale një telefonatë që sipas saj ka marrë nga burgu i sigurisë së Lartë në Peqin.

Ajo shkruan se një i burgosur e ka harxhuar telefonatën e javës me të, duke i treguar se në të vërtetë “Komanda e burgut” janë të dënuarit Klemend Balili, Dritan Dajti dhe Arben Grori.

Telefonuesi thotë se këta persona bërë sus edhe policinë, veçanërisht sektorin numër 4, godinën B. Ata vendosin se kush do të dalë në ajrim, kush jo dhe se si do të qëndrojnë të burgosurit nëpër qeli.

Me ironi gazetarja thotë se i burgosuri i kishte komunikuar një gënjeshtër sepse ndryshe gjithë këto institucione nuk do të qëndronin kot, por do ta kishin zbuluar këtë komandë me përgjimet dhe letrat e të dënuarve që janë dërguar në ministri e Prokurori.

KOMENTI I PLOTE:

Komanda e burgut te Peqinit- thote nje i burgosur ne telefon eshte komande me ne dhe jo me ca komandante aty. I burgosuri flet me ze te shuar nga telefoni duke shtuar se disa te burgosur atje vecanerisht ne sektorin numer kater, godina B, siguria e larte qeverisin burgun e sigurise se larte ne Peqin duke vedosur se si do qendrojne te burgosurit dhe kush do dale ne ajrim e kush jo.

Komanda e Burgut te PEQINIT, ajo qe duhet te ishte s’eshte sic duhet te jete. Nje KOMANDE tjeter reale ne burgun e Peqinit mes te burgosurve qe ne i quajme te burgosur VIP , ka bere sus policine e burgut qe vetem mos te trazohet sundimi i sektorit behet cte duan ata. I burgosuri thote nga telefoni i brendshem se komanda e burgut te Peqinit perbehet nga Klemend Balili, Dritan Dajti dhe Arben Grori.

E harxhoi telefonaten e javes me mua i burgosuri i Peqinit, per të me treguar kete rrenë. Se ndryshe gjithe ato institucione nuk do rrinin kot, do kishin zbuluar nje fuqi te tille brenda burgut, ne mos me pergjime me letra te denuarish qe jane derguar ne Ministri e ne prokurori. E quajti dhe KOMANDA E BURGUT, cfare fantazie, si mund tja hedhesh kaq kollaj policise se burgut, pergjegjesve, shefave dhe zevendesshefave atje dhe kudo?

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI