Këngëtari i njohur Ermal Meta ka mbajtur një koncert në “Air Albania” mbrëmjen e së premtes i pari që zhvillohet në këtë stadium.
Meta ka performuar disa nga këngët e tij më të njohura. Kanë qenë të shumtë qytetarët dhe fansat që e kanë ndjekur atë.
Koncerti është zhvilluar nën masat anti-Covid, por në një situatë aspak të mirë të pandemisë në këto momente në vendin tonë pasi çdo ditë ka viktima dhe gati 1 mijë të infektuar të rinj. ©LAPSI.al







