Flash

Korreshi vazhdon me batutat: Në Lushnje pas orës 8 ka veç burra dhe qen!

Lapsi.al 17 September 2021
Korreshi vazhdon me batutat: Në Lushnje pas orës 8 ka veç burra

Deputeti i PD-së në Lushnjë, Saimir Koreshi, përmes një fjalimi të mbajtur mëngjesin e sotëm gjatë seancës maratonë në Kuvend shkaktoi të qeshura në sallë, si mes deputetëve socialistë ashtu edhe atyre demokratë.

Vetë kryedemokrati Basha së bashku me socialistin Gjiknuri nuk e mbajtën dot seriozitetin përpara kamerave.

Në një intervistë në “Syri.net” Koreshi sqaron se nuk është ndjerë aspak në siklet, pasi ai njihet si një deputet që shkakton humor me batuta.

Ai rrëfeu se vetë Lulzim Basha ishte në dijeni të disa prej batutave, por ndoshta nuk e kishte pritur që do t’i artikulonte në sallë.

“Është një keqinterpretim që kanë bërë mediat. Unë njihem për shaka dhe batuta në Grupin Parlamentar. Nuk më duket shqetësuese. Kryetari i opozitës i dinte batutat. Për mua nuk ka asnjë problem nëse qesh. Ndoshta kreu i PD i dinte batutat. Ishte seancë maratonë e gjatë, kemi qenë vetëm ne deputetët e opozitës, edhe ministrant nuk patën guxim të rrijnë në foltore. Situata ku jemi është tragji-komike.

Unë godita me shakanë dhe humorin për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhemi. Dozat që i shova shkaktoi edhe të qeshura në sallë. Realisht që Lushnja është në situatë të rëndë ekonomike. Po të shikoni unë s’e kam prishur terezinë fare, ishin doza humori. Nuk ka qenë mungesë respekti për fjalën time, unë preka realitetin në Lushnjë, ata ministra nuk e dinë gjendjen ku ndodhet Spitali i Lushnjës. Spitali i Lushnjës është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit. Në Lushnjë pas orës 8 të darkës ka vetëm burra e qen”, u shpreh Koreshi.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI