Flash

Lëvizja e Berishës, Lubonja: Dobëson PD-në. I vetmi që fërkon duart është Edi Rama

Lapsi.al 17 September 2021
Lëvizja e Berishës, Lubonja: Dobëson PD-në. I vetmi që

Analisti i njohur Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit në kampin demokrat, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin nga Grupi i PD të Sali Berishës, dhe takimeve të nisura nga ky i fundit në bazë.

Duke folur në rubrikën “Opinion” në “News 24” Lubonja thotë se lëvizja e ish-kryeministrit Berisha në mos e përçan, e dobëson PD-në, dhe nga kjo përfiton vetëm kreu i qeverisë Edi Rama.

“Duke parë metodën se si u hoq Berisha shoh dy probleme të mëdha, një problem që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me Ramën dhe qeverinë, që çdokush duhet të ndihet i rrezikuar që një intrigë që mund të bëjë një lider i pushtetshëm mund të rrezojë rivalin e vet me ndihmën e amerikanëve. E dyta mënyra se si e hoqi Basha, nuk është mënyra se si do të doja. Shikoj një opozitë që po dobësohet. Padyshim Berisha është përgjegjës për shumëçka që ka ndodhur në Shqipëri, sistemin e korrupsionit etj. Lëvizja e tij përçan PD-në dhe njeriu që fërkon duart, është ai që ka gatuar këtë gjë, Edi Rama. Unë luftën e Berishës e shoh me skepticizëm edhe pse ai në këtë rast ka të drejtë për metodat.

Por nuk shoh absolutisht një mundësi që një “Berishë 3”, dy i kemi provuar t’u kthehet gabimeve që ka bërë dhe të ndërtojë një PD siç do të doja unë ta ndërtonte, siç nuk besoj te Basha. Këtu është problem i madh. Ata mund të funksiononin më mirë. Unë i shoh më të dobët, se në vend të merren me mazhorancën do merren me njëri-tjetrin duke u përçarë. Opozita kërkon një bashkim përtej Berishës, kemi një Ramë që ka kapur te gjitha institucionet, ka edhe një opozitë lexova një në Facebook, që shkruante se: opozita e Bashës më duket si ajo në Parlament, dhe opozita e Berishës si e Bashës jashtë Parlamentit”, tha Lubonja.

“Në mos e përçan e dobëson. Tani Berisha del edhe bën disa deklarata që stonojnë. Nuk më duket se kjo është forma për të ndërtuar, do ketë një përçarje mes grupimeve. Mua nuk më duket bindëse që amerikanët e kanë për korrupsionin. Korrupsioni është argumenti i dhënë publikisht. Nuk besoj që është korrupsioni, se ka 8 vjet që ka ikur Berisha. Ajo që më çon më afër, në luftën politike që bën Rama për eliminimin e kundërshtarët, eliminimi i Berishës dhe Metës ka qenë në axhendë. Sorosi nuk është njeri pa influencë, sidomos te Partia Demokratike në pushtet. Lobingjet janë të fuqishme. Ishte i shqetësuar Vuçiçi që do fitonte Berisha”, u shpreh analisti.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI