Flash

Patozi: Dueli Berisha-Basha po bën një shërbim të mirë publik

Lapsi.al 17 September 2021
Patozi: Dueli Berisha-Basha po bën një shërbim të mirë

Nga Astrit Patozi

Dueli, sa i ashpër, aq edhe qesharak për dominimin e Partisë Demokratike mes Berishës dhe Bashës ka vetëm një aspekt pozitiv me dobi publike. Mund të shërbejë si pika që derdh gotën për një kontigjent opozitarësh për të kuptuar se kjo mbyllje e shëmtuar e një raporti hipokrit mes të dyve është pasojë e një modeli të dështuar politik, që duhet braktisur një orë e më parë.

Kam bindjen se rruga e vetme për ta përfaqësuar atë masë racionale njerëzish që refuzojnë qeverinë, por ndjehen të zhgënjyer, tradhtuar, madje edhe të turpëruar nga kacafytja që po ndodh në Partinë Demokratike është krijimi i një poli tjetër opozitar, që të mos ketë asnjë lidhje me atë proces rrënues, që po shtyhet fort sot vetëm për motive personale.

Ne nuk kemi nevojë të mblidhemi rrotull ndonjë udhëheqësi të lavdishëm, sepse po e shohim live spektaklin e shëmtuar, që është në fakt humnera, ku të çon ai lloj keqkuptimi. Shqipërisë i duhet një projekt politik që të përbashkojë parti, shoqata apo dhe personazhe të jetës publike, të cilët duhet të angazhohen për një mënyre të re të të bërit politikë, në kostrast të fortë me kryetarokracinë, sëmundjen e rëndë që po gërryen sot Partinë Socialiste në pushtet, dhe Partinë Demokratike, në opozitë.

Sipas meje, ai duhet të jetë një forum i hapur, i cili duhet të mirëpresë pa asnjë kufizim çdo element opozitar, që pranon të luftojë për një ndryshim thelbësor të politikërjes në Shqipëri, në bazë të një platforme të thjeshtë transformuese.

Natyrisht, kjo është një ftesë që nuk vlen për ushtarët e verbër që janë rreshtuar në njërin prej kampeve ndërluftuese. Të cilët, në rastin më të mirë janë naivët, ose ata që të drejtën e të menduarit dhe të vepruarit ia kanë deleguar pa kushte udhëheqësve ” të pagabueshëm”. Ata thjesht duhen mëshiruar.

Kurse në rastin më të keq janë kockakërkuesit, të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri tjetër në këtë tokë përveçse llogarisë se duke qëndruar urtë tek cepi mund të presin ndonjë dhuratë nga ai që ka vulën. Këta, sigurisht, janë për t’u përçmuar.

Ata mundësisht le ta vazhdojnë pa u ndërprerë luftën e tyre të pakuptimtë se kush e ka udhëheqësin më të fortë, se nuk i prishin punë njeriu, kështu si kanë ardhur punët. Për të mos thënë se bëjnë të kundërtën, bindin edhe dreqin që të neveritet prej “kauzës” së tyre.

Kam bindjen e thellë se opozitarët që fusin në punë arsyen dhe logjikën nuk janë pak dhe se ata janë shtuar shumë pas shpërthimit të konfliktit Basha-Berisha, që është ilustrimi më i mirë jo vetëm i degradimit të lidershipit në PD, por edhe i zvetënimit dramatik të të gjithë ambjentit politik në Shqipëri.

Dhe vetëm nëse kjo gjë do të realizohet, Edi Rama do të fillojë të vihet në vështirësi, pasi në zgjedhjet e radhës nuk do të ketë përballë vetëm një humbës serial (broken leader, sipas Berishës), të cilin ka treguar se e mund me shpulla, sa herë që i del përpara.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI