Flash

Vuçiç: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen 3 ose 17 prill, opozita të marrë pjesë

Lapsi.al 15 September 2021
Vuçiç: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen 3 ose 17 prill,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 3 ose 17 prill të vitit 2022.

Për vitin vitin e ardhshëm atje janë të parapara zgjedhjet e rregullta presidenciale, ato për qytetin e Beogradit, si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Duke folur për gazetarët në Beograd, Vuçiç tha se do të donte që edhe opozita të merrte pjesë në zgjedhje.

Në qershor të vitit 2020, opozita i ka bojkotuar zgjedhjet në Serbi, me pretendimet se Vuçiç ushtron ndikim të madh në institucionet shtetërore.

Vuçiç tha të mërkurën se pushteti sigurohet duke marrë pjesë në zgjedhje dhe duke i fituar ato.

Ai foli edhe për rastin e deputetit të Listës Serbe në Kosovë, Ivan Todosijeviç, të cilit, muajin e kaluar, Gjykata e Apelit në Kosovë ia ka konfirmuar dënimin me dy vjet burgim, për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 shqiptarë të Kosovës, më 1999.

Vuçiç tha se për Serbinë, “vendimi në shkallën e tretë kundër Todosijeviçit është i një rëndësie kyçe”.

Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që Serbia të ruajë sigurinë e serbëve në Kosovë.

“Kjo është arsyeja përse ne do të shohim se cili do të jetë reagimi ndaj vendimit në shkallën e tretë kundër Ivan Todosijeviçit. Kjo është me rëndësi kyçe për ne”, tha Vuçiç./REL

Të këshilluara

Tërmeti godet ishullin e Zakynthos në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë goditi zonën e Volimes, në Zakynthos pak pas orës një të ditës së sotme. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të At...

16:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI