Flash

Do dëshmonte kundër Netanyahut, vritet në aksidentin misterioz në Greqi zyrtari izraelit

Lapsi.al 14 September 2021
Do dëshmonte kundër Netanyahut, vritet në aksidentin misterioz

Haim Garon, ish zv/drejtor në Ministrinë izraelite të Komunikacionit, është një prej viktimave të aksidentit të mistershëm ajror në Greqi, ku humbën jetën të paktën dy persona. Jeruzalem Post shkruan se Garon ishte një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor kundër ish-kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për korrupsion. Avioni i vogël Cessna 172 u rrëzua pranë ishullit të Samos, në detin Egje, pasi siç thuhet, hasi në një problem teksa i afrohej aeroportit. Trupat e dy viktimave të nxjerra nga avioni janë ato të Garon dhe bashkëshortes së tij, Esti. Haim ishte dëshmitar i prokurorisë në gjyqin kundër Netanyahut, megjithatë vdekja e tij nuk e pengon procesin, ku organi i akuzës mbështetet edhe në dy dëshmitarë të tjerë të rëndësishëm po nga industria e komunikacionit, Shlomo Filber dhe Avi Berger.

Nuk është ende e qartë natyra e problemit që hasi avioni, në bordin e të cilit nuk udhëtonin pasagjerë të tjerë vec Garonit dhe të shoqes. Procesi gjyqësor ndaj Netanyahut rinisi në Jeruzalem pas një pauze 3 mujore. Akuzat ndaj ish shefit te ekzekutivit izraelit përfshijnë mitmarrjen, mashtrimin dhe shkeljen e besimit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI