Flash

Dozë e tretë për të luftuar virusin?/ OBSH: E panevojshme, mjaftojnë ato që janë zyrtarizuar deri më tani

Lapsi.al 15 September 2021
Dozë e tretë për të luftuar virusin?/ OBSH: E panevojshme,

“Vaksinat janë mjaftueshëm efektive që të parandalojnë sëmundje të rëndë nga Covid-19 dhe se aktualisht nuk ka nevojë që popullata e përgjithshme të marrë një dozë të tretë”- thuhet në një studim të publikuar më 13 shtator në revistën mjekësore Lancet. Disa shtete kanë filluar që të ofrojnë doza shtesë nga frika e variantit më ngjitës, Delta, që ka detyruar OBSH-në të bëjë thirrje për moratorium sa i përket dozave të treta, pas shqetësimeve për furnizimin me vaksina në vendet e varfra, ku miliona persona ende nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës, shkruan AFP.

Por, raporti i përpiluar nga shkencëtarët, ku ishin edhe shkencëtarë nga OBSH-ja, erdhi në përfundim që me kërcënimin e Deltës “dozat përforcuese në popullatë nuk janë të përshtatshme në këtë fazë të pandemisë”. Autorët e studimit, që kanë shqyrtuar studimet vëzhguese dhe provat klinike, gjetën se vaksinat vazhdojnë të jenë shumë efektive ndaj simptomave të rënda të COVID-19, në të gjitha variantet kryesore të virusit, përfshirë edhe variantin Delta, edhe pse ato kishin sukses më të ulët në parandalimin e sëmundjes asimptomatike.

Të këshilluara

Tërmeti godet ishullin e Zakynthos në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë goditi zonën e Volimes, në Zakynthos pak pas orës një të ditës së sotme. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të At...

16:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI