Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Gjermania me tone të ashpra: Rusia të ndalë urgjentisht sulmet kibernetike

Lapsi.al 7 September 2021
Gjermania me tone të ashpra: Rusia të ndalë urgjentisht sulmet

Gjermania voton më 26 shtator, por pikërisht para zgjedhjeve janë shtuar sulmet e hakerave, që dyshohet, se vijnë nga shërbimi sekret ushtarak rus. Objektiv janë disa deputetë gjermanë. Qeveria gjermane proteston ashpër.

Qeveria gjermane është shprehur me ton të pazakontë të ashpër kundër përpjekjeve ruse për ndikim para zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme Federale në Berlin kërkoi ndalimin e menjëhershëm të fushatave kibernetike dhe kërcënoi qeverinë ruse me pasoja, nëse nuk e plotëson këtë kërkesë. “Qeveria gjermane e konsideron këtë veprim të papranueshëm, si rrezik për sigurinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe për procesin e formimit të vullnetit demokratik dhe si rëndim të madh të marrëdhënieve bilaterale.” Sipas zëdhënënes në Berlin, qeveria gjermane ka “dijeni konkrete”, sipas të cilave, fushata dezinformuese “mund t’i caktohet vepruesve kibernetikë të shtetit rus dhe konkretisht shërbimit sekret ushtarak rus, GRU.” Ky veprim është “tërësisht i papranueshëm” dhe qeveria gjermane parashikon “masa të tjera”. Para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani ka pasur përpjekje “ndër të tjera përmes mailave hakerues” të sigurohen të dhëna personale të deputetëve të Bundestagut dhe parlamenteve të landeve, që përmes kësaj të “arrihet vjedhja e identitetit”, ka thënë më tej në reagimin e saj zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane. “Këto sulme mund të shihen si veprime përgatitore për fushata ndikuese si për shembull fushata dezinformuese në zgjedhjet e Bundestagut.” Tre paralajmërime vetëm këtë vit Autoritetet gjermane të sigurisë kanë informuar këtë vit të paktën tre herë Bundestagun për sulme kibernetike të shërbimeve të huaja sekrete ndaj parlamentarëve. Së fundmi kanë qenë në shënjestër deputetë konservatorë të CDU/CSU dhe SPD-së. Pas sulmeve fshihet një “platformë kibernetike” me emrin “Ghostwriter”, pas së cilës qëndron shërbimi sekret rus, tha zëdhënësja e MPJ. “Qeveria gjermane i kërkon urgjentisht qeverisë ruse të ndalë menjëherë këto aktivitete kibernetike.” Këtë kërkesë ia kemi paraqitur edhe “drejtpërdrejt funksionarëve rusë”, tha zëdhënësja, së fundmi edhe në takimin e grupit të punës gjermano-rus për politikën e sigurisë. Zëdhënësja nuk u shpreh për reagimin e palës ruse. Rusia është akuzuar më parë edhe për përpjekje për ndikim në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016. Qeveria ruse i kishte hedhur poshtë atëherë akuzat. Edhe në Gjermani ky vend akuzohet shpesh se qëndron pas sulmeve kibernetike. Kësaj here kritika e pazakontë e ashpër dhe e drejtpërdrejtë e Gjermanisë interpretohet si zemërim i madh me Moskën. Ministria e Jashtme gjermane ishte shprehur po ashtu e zemëruar që Rusia ka publikuar emrat e forcave lokale të ambasadës gjermane në një listë me gjoja mbështetësit e kritikut të qeverisë ruse, Aleksej Navalny, duke e akuzuar Gjermaninë për financim të Navalnyt të burgosur./DW    

Të këshilluara

Ushtria arreston presidentin e Guinesë

Ushtarët në Guine të Afrikës arrestuan presidentin Alpha Conde dhe njoftuan për shpërbërjen e Qeverisë. Kufijtë e vendit janë mbyllur dhe Kushtetuta e tij ë...

13:47

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI