Flash

Teoritë konspirative kundër Covid-19: "Pandemia paralele" që mori shumë jetë njerëzish

Lapsi.al 7 September 2021
Teoritë konspirative kundër Covid-19: "Pandemia paralele"

Një është i bindur që coronavirusi është armë biologjike, i dyti që nuk ekziston, e i treti që atë e ka shpikur Bill Gates dhe që rrjeti 5G po e përhap…

Pandemia e coronavirust për më shumë se një vit paralizoi gjithçka në planetin Tokë, por kjo vetëm sa nxori në pah pandeminë e vërtetë të teorive konspirative.

Vështirë është t’i numërosh të gjitha: që COVID-19 është armë biologjike, që është krijuar nga një elitë misterioze që vranë disa miliona njerëz.

Në fakt asnjë prej këtyre nuk janë të vërteta, por që thjesht janë fjalë që persona të caktuar dëshirojnë t’i dëgjojnë dhe besojnë.

Madje imagjinata e tyre ka shkuar aq larg, sa që shumë prej atyre që nuk besojnë në coronavirusin, janë të bindur që rrjeti 5G po e përhap në masë të madhe këtë virus vdekjeprurës.

Shpesh e akuzonin edhe themeluesin e Microsoftit, Bill Gates, i cili sipas tyre po prodhon vaksinën për të përfituar nga to – e shumë janë të bindur se në këto vaksina ka mikroçipa.

Pavarësisht që ekspertët eminent vazhdimisht kanë bërë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave që e luftojnë përhapjen e mëtejme të coronavirusit, është paradoksale se si një grup i caktuar i njerëzve preferojnë t’i besojnë më shumë disa teorive konspirative, burimi i të cilave nuk dihet e shpesh është edhe i shpikur nga imagjinata e njerëzve që nuk hezitojnë të krijojnë kaos.

Sipas ekspertëve të fushës, rol të madh kanë luajtur edhe rrjetet sociale siç është Facebook edhe YouTube, në të cilat kanë postuar video të ndryshme personat që janë kundër vaksinimit, pavarësisht që shumë prej tyre në fund e kanë paguar me jetë – pasi pikërisht nga ky virus kanë humbur jetën.

Në fund të vitit 2019 ishin raportuar rastet e para të COVID-19 në qytetin kinez, Wuhan, ku pa kaluar disa ditë filluan të qarkullojnë edhe teoritë se bëhet fjalë për një armë biologjike që ka për qëllim të vë rregull dhe nën kontroll botën – duke neglizhuar thirrjet e ekspertëve shëndetësorë për kujdes dhe përmbajtje të rregullave që kanë për qëllim luftimin e kësaj pandemie.

Madje ka pasur raste kur edhe shumë persona që identifikoheshin si mjekë, pretendonin se coronavirusi nuk është asgjë tjetër vetëm se një virus i rëndomtë sikurse të gjithë tjerët – duke bërë që këto deklarata t’i besojnë një grup i caktuar që më raste në fund u ka kushtuar edhe me jetë.

Sipas publicistëve Emma A. Jane dhe Chris Flamming, po jetojmë në kohën e teorive konspirative, por edhe në atë ku lehtë mund të kontrollohen faktet dhe të raportohen lajmet e rreme, që në fund të ditës kanë për qëllim dezinformimin dhe krijimin e një situate kaotike.

Por kur pandemia filloi të merr formë tjetër, edhe teoritë konspirative filluan të ndryshojnë – se kinse virusi nuk ekziston fare dhe se njerëzit në Wuhan vdisnin për shkak të rrjetit 5G. E kur coronavirusi arriti pothuajse në çdo cep të botës, njerëzit me një ritëm të ngadaltë, por shumë të rëndësishëm e panë se duhet mbështetur në shkencë dhe ekspertët shëndetësorë që edhe sot bëjnë thirrje për vaksinim masiv.

Sidoqoftë, ky virus deri më sot u ka marrë jetën miliona njerëzve në mbarë botën, derisa i atyre që janë infektuar është dukshëm më i lartë. Por me zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave anti-COVID siç janë Pfizer/BioNtech, Astra Zeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson, deri më sot është parandaluar vdekja e miliona njerëzve tjerë.

Pra mbetet të shihet se si muajt e ardhshëm do të rrjedhin dhe me çfarë ritmi do të vazhdojë vaksinimi në mbarë globin, pavarësisht që varianti i ri Delta paksa ua ka vështirësuar punën mjekëve – për faktin se është më ngjitës dhe tashmë kapacitetet e spitaleve janë buzë kolapsit e personeli shëndetësor është lodhur duke punuar me orare të zgjatura.

Të këshilluara

Ushtria arreston presidentin e Guinesë

Ushtarët në Guine të Afrikës arrestuan presidentin Alpha Conde dhe njoftuan për shpërbërjen e Qeverisë. Kufijtë e vendit janë mbyllur dhe Kushtetuta e tij ë...

13:47

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI