Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Dënimi me 11-vjet burg i kundërshtares së Lukashenkos, BE: Shkelje e lirive fundamentale

Lapsi.al 7 September 2021
Dënimi me 11-vjet burg i kundërshtares së Lukashenkos, BE:

Kundërshtarët e Lukashenkos, Maria Kolesnikova dhe Maksim Snak u dënuan me shumë vite burg në Bjellorusi. Reagimet në Berlin e Bruksel janë të ashpra.

Lajmi nga Minsku nuk erdhi aq papritur. Një gjykatë në kryeqytetin bjellorus, Minsk dënoi të hënën, më 6 shtator opozitaren bjelloruse, Maria Kolesnikova me 11 vite burg. Edhe kolegu i saj i akuzuar, i cili ishte pjesë e Këshillit të Koordinimit të opozitës ruse, avokati Maksim Snak u dënua me 10 vite burg. Reagimet në Gjermani dhe BE ishin të ashpra. “Dënimet janë për ne simbol i veprimit të paskrupullt dhe represioneve e frikësimit të regjimit bjellorus kundër politikanëve të opozitës dhe shoqërisë civile”, u shpreh Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Berlin. Kolesnikova u kthye verën e kaluar në figurën e njohur të opozitës, që protestoi gjerësisht kundër zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi. Pas një përpjekjeje të dështuar për ta nxjerrë Kolesnikovën jashtë vendit, pasi ajo grisi pasaportën, 39-vjeçarja u arrestua. Gjermania: Solidaritet të pakufizuar me Kolesnikovën dhe të burgosurit politikë në Bjellorusi “Si dy nga figurat më të guximshme të lëvizjes protestuese pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, Kolesnikova dhe Maksim Snak u ngritën për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha Sasse. Qeveria gjermane i dënon “dënimet e pajustifikuara” kundër tyre dhe “instrumentalizimin e drejtësisë për përndjekjen politike në Bjellorusi.” Sipas Sasse, “Gjermania i siguron Maria Kolesnikovës, Maksim Snak dhe të gjithë të tjerëve të burgosur për arsye politike solidaritet të pakufizuar.” Berlini kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi. Edhe Bashkimi Europian e dënoi të hënën “mungesën e respektit nga ana e regjimit ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale” si edhe mënyrën e veprimit “të drejtësisë kundër figurave simbolike të lëvizjes demokratike bjelloruse”. Eurodeputetja sllovake, Miriam Lexmann i tha Deutsche Welles se “mendimet e lutjet e mia janë me Maria Kolesnikovën dhe Maksim Snak si edhe me 659 të burgosurit politikë që regjimi i mban në kushte të padurueshme.” Kurse organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International e quajti dënimin “arbitrar”. Nga ana e saj, zëvendëspresidentja e Bundestagut, Claudia Roth (Aleanca90/Të Gjelbrit) kritikoi Berlinin dhe Brukselin për pasivitet dhe kërkoi më shumë sanksione. “Ajo që nevojitet tani është angazhimi i qeverisë gjermane për lirimin e menjëhershëm të Maria Kolesnikovës dhe të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi”, tha Roth. “Të dy të dënuarit janë halë në sy për diktatorin Lukashenko.” Edhe kryetarja e Partisë Socialdemokrate gjermane, Saskia Esken u shpreh e zemëruar. “Tek diktaturat, ku të drejtat e njeriut shkelen me këmbë, duhet të shtohet presioni me mjete diplomatike dhe sanksione.” Kurse deputetja gjermane liberale, Renata Alt u shpreh se “dënimi i Maria Kolesnikovës dhe Maksim Snak me dënime 11 apo 10 vjet burg është një keqësim i ri i të drejtave të njeriut dhe opozitës demokratike në Bjellorusi”. Dënimi kundër Maria Kolesnikovës filloi më 4 gusht duke përjashtuar publikun dhe me fajësime të rënda kundër opozitarëve: përgatitje e një komploti për marrjen e pushtetit në mënyrë antikushtetuese, rrezikim i sigurisë kombëtare, themelim i një organizate ekstremiste. Më parë ishte dënuar me 14 vjet burg edhe kandidati për president, Viktor Babariko, shtabin zgjedhor të të cilit e drejtonte Maria Kolesnikova. Kolesnikova dhe Snak u treguan për pak kohë në televizionin bjellorus gjatë shqiptimit të dënimit: Kolesnikova me simbolin e saj, duart bashkuar në formë zemre. Në sallën e gjyqit u lejuan vetëm pak avokatë dhe të afërm, përkrahësit dhe diplomatët perëndimorë nuk u lejuan. Babai i Kolesnikovës, Aleksandr Kolesnikov e quajti dënimin “le të themi të padrejtë”. “Maksim dhe Masha nuk ndjeheshin si të akuzuar, ata ndjenin, se nuk kishte për t’i prekur kjo. Shqetësimi i madh që kishin ata ishte për ne si prindër, se si do ta përballojmë”, tha babai i opozitares. /DW/  

Të këshilluara

Ushtria arreston presidentin e Guinesë

Ushtarët në Guine të Afrikës arrestuan presidentin Alpha Conde dhe njoftuan për shpërbërjen e Qeverisë. Kufijtë e vendit janë mbyllur dhe Kushtetuta e tij ë...

13:47

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI