Flash

Plas skandali në Britani/ Del plani se ç’do ndodhë ditën që do të vdesë Mbretëresha Elisabeta II

Lapsi.al 3 September 2021
Plas skandali në Britani/ Del plani se ç’do ndodhë

Në Shqipëri të gjithë e njohin komedinë “Pas vdekjes” të shkruar mjeshtërisht nga Andon Zako Çajupi, por në Britaninë e Madhe një situatë e ngjashme ka marrë përmasat e një skandali.

Shkak është bërë botimi nga revista “Politico” e dokumenteve të përgatitura nga qeveria britanike se çfarë do të ndodhë ditën që do të vdesë Mbretëresha Elisabeta II deri në varrimin e saj. Operacioni është koduar “Ura e Londrës” dhe ishte mbajtur në fshehtësi prej vitesh. Disa fragmente të shkurta janë botuar herë pas here, por tashmë ai mund të zbulohet i plotë. Sugjerimi është se kryeministri do marrë telefonatë nga një nëpunës civil që do t’i thotë "Ura e Londrës ka rënë”.

Mbretëresha, e cila është 95 vjeç gëzon një gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë sugjerim se këto plane janë rikthyer për ndonjë urgjencë. Sidoqoftë, planet e fundit të hartuara nga Zyra e Kabinetit për Operacionin “Ura e Londrës” kanë përfshirë edhe diskutime mbi pandeminë e koronavirusit.

Dokumentet flasin për nivelin e jashtëzakonshëm të veprimit që kërkohet nga të gjitha krahët e shtetit britanik, duke përfshirë një operacion të gjerë sigurie për të menaxhuar turmat dhe kaosin e udhëtimeve drejt Londrës, citon lapsi.al.

Në dokumente përcaktohet se kur kryeministri do të bëjë homazhet në St. Pancras dhe se mbreti i ri Charles do të nisë një turne në Britani në ditët para funeralit i cili do të mbahet 10 ditë pas vdekjes.

Detajet e këtyre 10 ditëve janë nga ato më të rëndësishmet deri tek më qesharaket. Në dokument, qeveria ngre shqetësime se do të përballet me një valë zemërimi publik nëse nuk mund të ulë flamujt në gjysmë shtizë brenda 10 minutave nga shpallja e vdekjes ndaj duhet të angazhojë një kontraktues të jashtëm. Në një tjetër dokument përcaktohet që postimet në Twitter të anëtarëve të qeverisë duhet të kontrollohen nga shefi i komunikimit në kabinet.

Brenda një ore pas vdekjes së mbretëreshës, duhet të jetë informuar kryeministri, sekretari i kabinetit (nëpunësi civil i rangut më të lartë në Britani) dhe një numër ministrash dhe zyrtarësh të lartë. Kryeministri do të informohet nga sekretari privat i mbretëreshës.

Dita e parë do të quhet “D-Day” dhe më pas ditët cilësohen "D+1", "D+2" etj. Do të jetë familja mbretërore që do të bëjë "njoftimin zyrtar" që do t'i japë lajmin publikut. Është bërë gati edhe mesazhi që do tu dërgohet ministrave të qeverisë: “Sapo jemi informuar për vdekjen e Madhërisë së saj Mbretëreshës. Ministrave u kërkohet maturi".

Ministrat dhe nëpunësit e lartë civilë do të marrin gjithashtu një email nga sekretari i kabinetit, që thotë: "Të dashur kolegë, me pikëllim ju shkruaj për t'ju informuar për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës."

Me marrjen e këtij emaili, flamujt do të ulen në gjysmështizë. Qëllimi është që kjo të bëhet brenda 10 minutave. Mbledhjet e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut do të shtyhen.

Faqja e internetit e familjes mbretërore do të kthehet e zezë me një deklaratë të shkurtër që konfirmon vdekjen e mbretëreshës. Faqja e internetit e qeverisë britanike do të shfaqë një flamur të zi në krye.

Kryeministri do të jetë anëtari i parë i qeverisë që do të bëjë një deklaratë. Të gjithë anëtarët e tjerë të qeverisë do të udhëzohen të mos komentojnë derisa të ketë folur kryeministri.

Ministria e Mbrojtjes do të organizojë që përshëndetjet me armë. Do të shpallet një minutë heshtje kombëtare. Kryeministri do të mbajë një takim me mbretin e ri dhe në orën 6 pasdite, Mbreti Charles do të mbajë një fjalim për kombin.

Në të njëjtën kohë, do të ketë një shërbesë përkujtimore në Katedralen e Shën Palit në zemër të Londrës. Kryeministri dhe një numër i vogël ministrash të lartë do të marrin pjesë.

Një ditë më pas, në orën 10 të mëngjesit, Këshilli i Anëtarësimit - i cili përfshin figura të larta qeveritare – do të mblidhet në Pallatin e Shën Jakobit për të shpallur Mbretin Charles si sovranin e ri.

Qindra këshilltarëve, përfshirë kryeministrin dhe ministrat, do t’u kërkohet të marrin pjesë me kostum dhe kravata të zeza ose të errëta. Asnjë dekoratë nuk duhet të vendoset. Deklarata do të lexohet më pas në Pallatin e Shën Jakobit dhe Royal Exchange në Londër duke konfirmuar Charles si mbret.

Parlamenti do të mblidhet për të miratuar një mesazh ngushëllimi. Të gjitha punët e tjera parlamentare do të pezullohen për 10 ditë. Në orën 3:30 pasdite, kryeministri dhe Kabineti do të mbajnë një takim me mbretin e ri. Ministrave do t'u thuhet që të mos sjellin bashkëshortet e tyre.

Në ditën e dytë arkivoli i mbretëreshës do të kthehet në Pallatin Buckingham. Dokumenti është mjaft i gjatë dhe ka detaje të hollësishme se si do të transportohet mbretëresha nëse nuk vdes në pallatin e saj.

Kryeministri dhe mbretëresha kanë rënë dakord që dita e funeralit shtetëror të jetë një "Ditë Zie Kombëtare". Nëse dita bie gjatë javës administrata do ta bëjë pushim, por do të paguhet ndërsa sektori privat do të vendosë sipas rastit. Ditën e funeralit që do të mbahet në Westminster Abbey do të ketë 2 minuta heshtje në të gjithë kombin në mesditë.

Shqetësimet janë ngritur edhe për mungesën e kujdestarëve me qëllime kontrollin e turmave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI