Flash

Faucci këmbëngul për dozë të tretë vaksine, 'EMA' është kundër

Lapsi.al 3 September 2021
Faucci këmbëngul për dozë të tretë vaksine,

Epidemiologu Anthony Faucci këmbëngul se amerikanëve ndoshta do t’u duhet të marrin edhe një dozë tjetër vaksine kundër koronavirusit.

“Me shumë mundësi, amerikanëve do t’u duhet të marrin edhe një dozë të tretë vaksine kundër koronavirusit që të konsiderohen plotësisht të vaksinuar”, citohet të ketë thënë ai nga “The Financial Times”.

Fauçi thotë se ky është një mendim i tiji dhe jo vendim, pasi këtë të fundit do të duhet të marrë Qendra për Ilaçet dhe Ushqimin (FDA).

“Nga eksperienca ime mund të them se nuk do të isha i surprizuar që përmbyllja e procesit të vaksinimit të plotë nga koronavirusi të kërkojë tre doza”, u shpreh ai para gazetarëve gjatë një raportimi mbi pandemina në Shtëpinë e Bardhë.

Komenti i Fauccit vjen në një moment kur administrata Biden po përgatitet që të shpërndajë dozat e treta duke filluar nga 20 shtatori i këtij viti.

Një ditë më parë ishte Agjencia Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve (EMA), e cila mohoi që të ketë të dhëna, deri më tani, të cilat të sugjerojnë nevojën për një vaksinë të tretë kundër koronavirusit. Agjencia shprehet përmes një raporti se situata po ndiqet me kujdes dhe do të vlerësohet hap pas hapi duke parë zhvillimin e pandemisë nëse do të ketë apo jo nevojë për një vaksinë të tretë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI