Flash

Gjashtë persona të plagosur në “një sulm terrorist” në Zelandë të Re

Lapsi.al 3 September 2021
Gjashtë persona të plagosur në “një sulm

Policia në Zelandën e Re vrau një burrë, pasi ai hyri në një dyqan në qytetin Auklland dhe theri disa persona. Sipas raportimeve lokale, gjashtë persona u plagosën. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e përshkroi ngjarjen si një “sulm terrorist”, i kryer nga një shtetas i Shri Lankës, i cili ishte nën mbikëqyrje. Sulmuesi i dyshuar, i cili nuk mund të identifikohet, u tha se është frymëzuar nga grupi terrorist Shteti Islamik. Ardern tha se ai u vra nga policia brenda 60 sekondave pas sulmit.

“Ajo që ndodhi sot, ishte e neveritshme, ishte urrejtëse, ishte e gabuar”, tha Ardern në një konferencë për media.

Ajo tha se sulmuesi ka arritur në Zelandën e Re në tetor të vitit 2011 dhe se është bërë person me interes për sigurinë kombëtare në vitin 2016. Në mars të vitit 2019, Zelanda e Re është goditur edhe nga një sulm i madh terrorist, ku kanë mbetur të vrarë 51 persona. Sulmuesi i dy xhamive në qytetin Kristçërç është dënuar vitin e kaluar me burgim të përjetshëm./REL

Të këshilluara

Përmbytjet në SHBA, humbin jetën 9 persona

Nëntë persona kanë ndërruar jetë pas përmbytjeve të mëdha që goditën verilindjen e SHBA. Disa persona u bllokuan në bodrumet e përmbytura të shtëpive të tyre, n...

14:55

Mbulohet nga bora vendi më i thatë në botë

Shkretëtira Atacama, në Kili, është vendi më i thatë në botë. Sidoqoftë, më 25 gusht, pati reshje dëbore të konsiderueshme, që bllokoi rrugët. Në disa zona, bor...

15:03

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI