Flash

Talebanët fitojnë mbi një miliard dollarë në vit/ Si janë kaq fitimprurës ekstremistët? Kush i financon?

Lapsi.al 1 September 2021
Talebanët fitojnë mbi një miliard dollarë në vit/ Si

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qershor, grupi i militantëve talebanë arrinte të siguronte nga 300 milionë deri në 1.6 miliardë dollarë në vit, kryesisht përmes aktiviteteve kriminale. Zëri i Amerikës sjell një analizë të këtij raporti për të kuptuar më shumë detaje rreth mënyrës se si talebanët sigurojnë paratë e tyre.

Para se talebanët të merrnin pushtetin në Afganistan, ata kishin grumbulluar një burim të rëndësishëm – para.

Ndërsa është e pamundur të dihet me saktësi se sa para kanë mbledhur, është e qartë se militantët kishin për qëllim të krijonin pavarësi financiare.

Një raport i Kombeve të Bashkuara në qershor vlerëson se grupi militant grumbullonte 300 milionë deri 1.6 miliardë dollarë në vit.

Por nga erdhën këto para?

Pjesa më e madhe e tyre vjen nga aktivitetet kriminale, përfshirë prodhimin e opiumit dhe trafikun e drogës, si dhe përmes rrëmbimit të pengjeve e shkëmbimit të tyre për para.

Sipas këtij raporti, vetëm trafiku i drogës u siguroi talebanëve 460 milionë dollarë. Mbledhja e taksave në zonat që ata kontrollonin ishte një burim tjetër i të ardhurave.

Taksat ditore të mbledhura nga një pikë kontrolli mes qyteteve Pul-e Khumri dhe Mazar-e-Sharif vlerësohen të konsidueshme. Talebanët gjithashtu shtuan operacionet në minierat e zonave që kontrollonin, duke fituar 464 milionë dollarë vitin e kaluar.

Edhe më shumë para kanë siguruar nga donacionet e mbështetësve të pasur dhe një rrjet fondacionesh bamirëse joqeveritare.

Burime tjera financimi janë qeveritë e huaja.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë prej vitesh se talebanët kanë marrë para, armë dhe trajnime nga Rusia. Analistët thonë se militantët morën para edhe nga Pakistani dhe në një shkallë më të vogël nga Irani.

Tani që talebanët kontrollojnë Afganistanin, ata kanë mundësi të mbledhin edhe më shumë para, përmes qasjes në llogaritë e qeverisë dhe taksave federale. Sidoqoftë, ata gjithashtu duhet të përballojnë kostot e drejtimit të një qeverie.

Qeveria afgane shpenzoi 11 miliardë dollarë më 2018.

80 për qind e tyre erdhën nga ndihmat e huaja. Disa donatorë njoftuan se do të ndalojnë dërgimin e ndihmës, të paktën për momentin.

Ekonomistët paralajmërojnë se mungesa e dollarëve amerikanë mund të shkaktojë rënie të vlerës së monedhës afgane dhe rritje të inflacionit.

Talebanët po përballen gjithashtu me një ekonomi ndryshe nga ajo që udhëhohqën nga viti 1996 deri më 2001. Prodhimi i Brendshëm Bruto në vend pothuajse është pesëfishuar ndërsa ekonomia është urbanizuar./VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI