Flash

'Ethet misterioze' që po vrasin fëmijët në Indi, 50 të vdekur

Lapsi.al 1 September 2021
'Ethet misterioze' që po vrasin fëmijët në Indi,

Komuniteti mjekësor në Indi është i shqetësuar pasi shumë fëmijë në provincën veriore të Uttar Pradesh janë ankuar për ethe gjatë javës së kaluar.

Sipas BBC, 50 njerëz, kryesisht fëmijë, kanë vdekur nga komplikimet e sëmundjes misterioze, ndërsa qindra janë shtruar në spital në gjashtë zona në pjesën lindore të Uttar Pradesh.

Shumë nga fëmijët kishin dhimbje në nyje, dhimbje koke dhe dehidratim. Në disa raste, fëmijët raportuan skuqje që u përhapën në këmbë dhe krahë. Nga viktimat,  nuk rezultoi asnjë pozitiv me Covid.

Shumë nga pacientët u dërguan në spital me numër të ulët të trombociteve, gjë që sugjeron se mund të jetë një formë serioze e etheve të dengit.

“Pacientët në spitale, veçanërisht fëmijët, vdesin shumë shpejt,” tha Neta Kulrestha, zyrtare e lartë shëndetësore në rrethin Firozabad. Ajo shtoi se 40 persona, përfshirë 32 fëmijë, kishin vdekur javën e kaluar.

Ethet e dengit që transmetohen nga mushkonjat, është kryesisht një sëmundje tropikale dhe ka qarkulluar në Indi për qindra vjet. Rreth 70% e rasteve raportohen në Azi.

“Kombinimi i ndikimit të epidemive Covid-19 dhe etheve të dengit mund të ketë pasoja katastrofike për popullatat në rrezik,” paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI