Flash

Von Der Leyen jep lajmin e mirë: 70% e të rriturve në Bashkimin Europian janë vaksinuar plotësisht

Lapsi.al 31 August 2021
Von Der Leyen jep lajmin e mirë: 70% e të rriturve në Bashkimin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën (31 gusht) se 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Me këtë shifër, BE-ja ka arritur objektivin e vendosur muajin në janar që deri në fund të verës të vaksinohen 70 për qind e të rriturve.

“Sot shënuam një arritje të rëndësishme në fushatën tonë të vaksinimit. Në BE 250 milionë njerëz janë plotësisht të imunizuar”, tha Von der Leyen përmes një videoje të postuar në internet.

 

Lufta globale kundër pandemisë së COVID-19 tani zhvillohet përmes betejës me variantit Delta, një lloj më ngjitës i koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur frikën se pandemia mund të vrasë edhe 236,000 njerëz në Evropë deri më 1 dhjetor. Rajoni evropian që mbulohet nga OBSH përfshin 53 vende.

Brukseli ka theksuar nevojën që BE-ja të zvogëlojë dallimet në shkallën e vaksinimit midis shteteve anëtare si dhe u ka bërë thirrje autoriteteve kombëtare të bëhen gati për një dozë të tretë të vaksinës, sapo të dhënat shkencore ta konfirmojnë se ajo është e nevojshme.

Shkalla e të rriturve të vaksinuar plotësisht është rreth 20 për qind në Bullgari, 32.8 për qind në Rumani, 49 për qind në Sllovaki dhe 58.1 për qind në Poloni.

Disa vende të BE-së kanë shkallë më të lartë të vaksinimit, përshembull, Franca 72.5 për qind, Gjermania 70.6, Spanja 76.7 dhe 85.5 përqind Irlanda, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI