Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Koreja e Veriut rifillon punën në reaktorin bërthamor, shqetësohet SHBA

Lapsi.al 31 August 2021
Koreja e Veriut rifillon punën në reaktorin bërthamor,

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB -së ka paralajmëruar se Koreja e Veriut ka filluar punën në reaktorin bërthamor, duke sjellë një sfidë të re për Joe Biden, pasi presidenti amerikan përballet me presion të madh mbi krizën në Afganistan.

Që nga fillimi i korrikut, ka pasur indikacione që dëshmojnë për funksionimin e reaktorit, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një raport.

Raporti shënoi sinjalin e parë të operacioneve në Yongbyon, rreth 90 km në veri të Phenianit, që nga dhjetori 2018, midis dy samiteve të mbajtura nga Kim Jong Un dhe presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.

Shenjat e fundit të aktivitetit përfshinin avullin në një fabrikë që i shërben laboratorit radiokimik të vendit, i cili ishte në funksion midis shkurtit dhe korrikut, thuhet në raport.

Yongbyon, kompleksi kryesor bërthamor i Koresë së Veriut, ishte çelësi negociues i ofruar nga Kim në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Uashingtoni. Megjithë tre takimet ballë për ballë me Trump dhe shkëmbimin e letrave, oferta e Kim për të shkatërruar objektin nuk u pranua.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se SHBA ishte “duke koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë” pas raportit.

Analistët thanë se rifillimi i aktiviteteve në Yongbyon mund të paralajmërojë hapin e parë të Phenianit drejt një përshkallëzimi të armiqësive ushtarake në përpjekje për të lehtësuar sanksionet.

Reaktori në Yongbyon mund të prodhojë çdo vit deri në 6 kg plutonium, material i rëndësishëm i copëtueshëm, së bashku me uraniumin, për prodhimin e armëve bërthamore.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI