Flash

Mirditë/ Po transportonte lëndë drusore me kamion, procedohet penalisht 57-vjeçari

Lapsi.al 1 September 2021
Mirditë/ Po transportonte lëndë drusore me kamion, procedohet

Një 57-vjeçar është proceduar penalisht sepse u kap nga policia në Mirditë duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Ai u konstatua në fshatin Peshqesh teksa po transportonte lëndë drusore me kamion dhe u ndalua menjëherë nga forcat blu.

“Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë Mirditë, kanë konstatuar dhe ndaluar në fshatin Peshqesh, Njësia Administrative Orosh, Mirditë, një mjet tip kamion që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi A.B.,po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë proceduar penalisht shtetasin A.B., 57 vjeç, banues në Thumanë”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI