Flash

Rama i lutet presidentit bullgar: Hapni rrugën, na lini të bisedojmë me BE-në

Lapsi.al 1 September 2021
Rama i lutet presidentit bullgar: Hapni rrugën, na lini të

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika ndaj Bashkimit Europian përsa i përket procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në union. Në fjalën e tij në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, Rama thotë se BE nuk duhet të justifikohet për vonesat duke përmendur faktorët e tretë. Në fund, kreu i qeverisë shqiptare ka një thirrje për Bullgarinë e cila nuk pranoi për të vendosur një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Ballkanin Perëndimor.

“Të paktën këtu në Slloveni, ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë. Do ta përmbyll, ju lutemi mos përmendni më faktorët e tretë pasi është qesharake. Nga njëra anë na thuhet se na doni. Na thonë që jeni të rëndësishëm, na thonë që një ditë do martohemi, por deri atëherë nuk do flasim. Ne nuk po flasim të bëhemi anëtarë. Kur ne të bëhemi anëtarë, Macroni do jetë duke shkruajtur kujtimet. Po flasim vetëm për bisedimet. Unë do përfitoj dhe i kërkoj Presidentit të Bullgarisë. Ju lutemi, ju bullgarët mos jinni kaq tipik të BE-së, bëhuni ballkanas. Hapini rrugën bisedimeve të flasim me ta. Ju mund të bëheni ballkanik, hapni rrugët. E kuptuat mesazhin” – tha Rama.

Kujtojmë se në muajin qershor, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk ranë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Problem në këtë process është bërë vetoja që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut teksa nuk u pranua as ndarja e dy vendeve nga varësia e njëra-tjetrës.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI