Flash

Albin Kurti: BE duhet të reformojë sistemin e vendimmarrjes për zgjerimin

Lapsi.al 1 September 2021
Albin Kurti: BE duhet të reformojë sistemin e vendimmarrjes për

Në Bled të Sllovenisë po mbahet Forumi Strategjik ku marrin pjesë kryeministra dhe presidentë të BE-së dhe liderë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takimin e organizuar nga Sllovenia, e cila është kryesuesja e radhës e BE-së, ka marrë pjesë edhe Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit kërkon që Kosova të antarësohet sa më parë në BE teksa shton se për këtë do punojnë fortë.

"Kosova ka institucione të qëndrueshme. Osmani, kryetari i Kuvendit dhe unë. Rezultatet nga zgjedhjet demokratike, sollën si rrjedhojë dhe efekte ekonomike, për 7 mujorin e këtij viti, krahasuar me 6 mujorin e vitit të kaluar, eksportet në Kosovë, u rritën me 6% . Qarkullimi i biznesit me 30 dhe të ardhurat e administratës 20%. Parashikojmë një rritje prej 6.9 % të ekonomisë për këtë vit,. Ne asnjëherë nuk diskutojmë, duhet të bëhemi anëtarë dhe për këtë do punojmë fort. Be duhet mbrojtur dhe përkrahur dhe për këtë qëllim duhet të kryejmë si reforma në vendet tona por edhe të ecim edhe me zgjerimin e BE. Zgjerimi i BE dhe reformat e brendshme shkojnë krahë për krahë.

Kurti ka deklaruar se BE duhet të që reformojë sistemin e saj vendimmarrës sa i përket procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai listoi edhe një sërë argumentesh se përse këto vende duhet të jenë në BE.

"Duhet të kemi një sërë reformash në sistemin vendimarrës të BE. Hapa të guximshëm do ta bëjnë më të mundur që këto gjëra të bëhen në një të ardhme të afërt. Kemi pritur 2 mijë afganë në Kosovë, jemi vend i varfër, por kur bëhet fjalë për çështjet humanitare nuk duhet të pyesim pse por vetëm të themi si. Plus partneritetit ynë me SHBA është shumë i rëndësishme dhe shumë i fortë. Unë besoj se përfshirja e 6-shja e Ballkanit Perëndimor në BE do të ketë dy përfitime të mëdha në BE. Së pari kufiri i jashtëm i BE do të zvogëlohet, ne rrethohemi nga BE. Pra kufiri i BE në pikëpamjen e sigurisë do të bëhet më i vogël e në këtë mënyrë do të jetë më mirë për të dyja palët. Një në 3 qytetarë nuk jeton në ardhmen. Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE do të bëjë që kombet tona e diaspora jonë do të jetojnë të njëjtën hapësirë dhe kjo do të jetë shumë mirë për ekonominë. "u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI