Flash

Komisioneri i Zgjerimit: BE nuk mund të dështojë me Ballkanin Perëndimor si me Afaganistanin

Lapsi.al 1 September 2021
Komisioneri i Zgjerimit: BE nuk mund të dështojë me Ballkanin

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely duke folur Forumin Strategjik i BE në Bled të Sllovenisë, është ndalur tek integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Varhelyi mori si shembull Afganistanin duke thënë se BE nuk mund të dështojë në të njëjtën mënyrë edhe me Ballkanin Perëndimor. Më tej komisioneri europian ka theksuar se hapat duhet të merren në kohë për të integruar Ballkanin Perëndimor në BE.

Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Be është koncepti i duhur për tu diskutuar. Zgjerimi është më shumë proces administrativ më shumë se politik. Por sot duhet të diskutojmë se si do bëhet Ballkani Perëndimor pjesë e BE. Ajo që ne dimë dhe kemi shembull dhe përvojë është ajo e Afganistanit. Ballkanin Perëndimor e kemi këtu dhe kjo është përgjegjësi shumë më e lartë. Nuk mund të dështojmë me Ballkanin Perëndimor. Ti Integrojmë ata në aspektin politik, në ekonomi në siguri. Nuk ja lejojmë dot vetes këtë që të dështojmë. Të ushtojmë një pushtet të butë dhe t’i motivojmë. Edhe në Ballkan duhet të ketë bindje nga brenda që duhet të bëhen pjesë e BE. Duhet të jemi të motivuar dhe oferta është e vërtetë për këtë duhet të flasim dhe si ta përshpejtojmë. Afganistani na jep mësim se nuk kemi kohë për të humbur. Të marrim vendimet e duhura dhe të ec përpara rajoni. Ne ashtu shikojmë se shoqëria dhe ekonomia e Ballkanit po integrohet pak nga pak në BE.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI