Flash

Kontrollet e policisë rrugore në Tiranë, ndëshkohen 90 shoferë (VIDEO)

Lapsi.al 1 September 2021
Kontrollet e policisë rrugore në Tiranë, ndëshkohen 90

Policia Rrugore njofton se ka nisur një aksion për të kontrolluar shoferët e transportit publik. Sipas policisë 90 shoferë janë ndëshkuar për shkak se janë kapur me shkelje të ndryshme. Konkretisht, 12 drejtues autobuzash të pa pajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar, 34 drejtues autobuzash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit, si dhe 44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, disiplinimin e transportit të specializuar ndërqytetas, rrethqytetas dhe atij qytetas, rrugorët e kryeqytetit prej kohësh kanë vijuar kontrolle të dedikuara ndaj kësaj kategorie mjetesh, kontrolle të cilat janë orientuar në orët e para të mëngjesit dhe të vona, në zona të ndryshme, për nivelin e alkoolit dhe mangësi të tjera të karakterit teknik dhe administrativ.

Në funksion të kontrolleve parandaluese dhe verifikuese, gjatë kësaj kohe janë konstatuar dhe proceduar:

• 12 drejtues autobuzash të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar.

• 34 drejtues autobuzash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.

• 44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.

• 21 autobuza të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pa siguruar.

• 22 autobuza të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik.

• 60 autobuza për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.

• 14 drejtues autobuzash për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët 2 në gjendje të dehur.

Ndërkohë, duke vleresuar rrezikshmerinë që mbart transporti publik dhe drejtuesit e tyre, kontrollet parandaluese të policisë rrugore të kryeqytetit vijojnë në kohë dhe vende të ndryshme në mënyrë permanente me qëllimin e vetëm disiplinimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI