Flash

U detyrua të lë vendin, gazetari afgan shprehet i keqardhur: Masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia

Lapsi.al 23 August 2021
U detyrua të lë vendin, gazetari afgan shprehet i keqardhur:

Mjaftojnë tre rreshta  për të përmbledhur atë që po ndodh sot në Afganistan. Gazetari i pavarur, Bilal Sarwary ka zgjedhur shumë shkurt të përshkruajë të dielën e 22 gushtit të cilën do e mbajë mend gjatë si një ditë që po i ndryshon jetën.

Për Sarwaryn, 22 gushti i 2021 do të jetë ditë tragjike në jetën e tij pasi po largohet nga Kabuli dhe Afganistani i tij.

Kishte zgjedhur të bënte gazetarin e pavarur, por duket se me talebanët nuk ka të pavarur. Për Sarwaryn ëndrrat dhe aspiratat i janë shkatërruar teksa i detyruar ka zgjedhur të largohet nga vendi, për një të ardhme që nuk e di ku dhe si do të përplasë.

"E diel 22 gusht 2021: Dita kur largohem nga vendi im, qyteti im, Kabuli im. Një masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia. Një ditë tragjike në jetën time", shkruan gazetari afgan në Twitter.

https://twitter.com/bsarwary/status/1429439609050652678

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI