Flash

Kryesia e lartë e talibanëve mblidhet për të diskutuar qeverinë e ardhshme

Lapsi.al 21 August 2021
Kryesia e lartë e talibanëve mblidhet për të diskutuar

Kryesia e lartë e talibanëve është raportuar të jetë mbledhur në Kabul, për të analizuar qeverinë e ardhshme, pas kthimit të grupit islamist në pushtet.

Organizimi i 21 gushtit do të zhvillohet teksa talibanët tentojnë të prezantojnë një imazh më të moderuar pas kthimit në pushtet, ndërkohë që forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara evakuohen pas gati dy dekadave të luftës.

Një zyrtar i lartë i talibanëve, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se bashkëthemeluesi i talibanëve Mullah Abdul Ghani Baradar, do të takohet në Kabul dhe “liderët xhihadistë dhe politikanët për krijim të një qeverie gjithëpërfshirëse”.

Agjencia e lajmeve Reuters, ka cituar ndërkohë një zyrtar taliban të paidentifikuar të ketë thënë se Baradar ka qenë në Afganistan “për të deleguar përgjegjësitë te komandantët, për të takuar liderët e qeverisë paraprake, komandantët e milicive lokale, politikëbërësit dhe dijetarët fetarë”.

Ky zyrtar i ka thënë agjencisë së lajmeve se talibanët planifikojnë të krijojnë ekipe të ndara për t’u përballur me sigurinë e brendshme dhe krizën financiare në Afganistan.

Në takimin e udhëheqësisë talibane pritet të marrë pjesë edhe një zyrtar i grupit Haqqani, i cili ka lidhje me talibanët dhe është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Talibanët kanë premtuar udhëheqësi “ndryshe” në krahasim me periudhën e fundit sa kanë qenë në pushtet më 1996-2001, kur kanë udhëhequr përmes një interpretimi të ashpër të ligjit islamik.

Me kthimin e grupit militant në pushtet, janë rritur shqetësimet për kthim të mënyrës së ashpër të jetesës për minoritetet fetare dhe gratë, të cilat janë përjashtuar nga jeta publike.

Talibanët janë zotuar për amnisti të përgjithshme ndaj secilit që ka punuar me Qeverinë e përkrahur nga SHBA-ja, mirëpo ka pasur raportime se militantët mund të lëndojnë gazetarët si dhe trupat dhe ish-zyrtarët qeveritarë afganë.

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka thënë se luftëtarët talibanë kanë “masakruar” muajin e kaluar disa anëtarë të minoritetit shiit hazara.

Sipas kësaj Organizate, kjo është “shenjë tmerruese” e udhëheqësisë së grupit militant sunit.

Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Qeveria ka rënë dhe presidenti Ashraf Ghani ka ikur nga shteti./REL

 

 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI