Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

India miraton vaksinën e parë të ADN-së në botë kundër Covid-19

Lapsi.al 21 August 2021
India miraton vaksinën e parë të ADN-së në botë

Rregullatori për ilaçe në Indi ka miratuar vaksinën e parë të ADN-së në botë, për përdorim emergjent kundër koronavirusit. Vaksina që duhet të merret me tri doza, ZyCov-D, ka parandaluar simptomat e sëmundjes në 66 për qind të personave të vaksinuar, ka treguar një studim që është cituar nga kompania prodhuese, Cadila Healthcare.

Kompania planifikon të prodhojë 120 milionë doza të vaksinës në vit. Vaksinat paraprake të ADN-së kanë funksionuar mirë në kafshë, por jo në njerëz. India deri më tani ka dhënë më shumë se 570 milionë doza të vaksinave të miratuara - Covishield, Covaxin dhe Sputnik V.

Rreth 13 për qind e të rriturve janë vaksinuar plotësisht dhe 47 për qind kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, prej nisjes së fushatës së imunizimit në muajin janar. Kompania Cadila Healthcare, ka thënë se ka kryer testimet më të mëdha klinike për vaksinën në Indi, duke përfshirë 28,000 vullnetarë në më shumë se 50 qendra. Vaksina, sipas kompanisë, ka qenë e sigurt dhe e tolerueshme edhe te fëmijët.

Faza e tretë e testimeve klinike është kryer në pikun e valës së dytë vdekjeprurëse të pandemisë. Kompania prodhuese beson se vaksina “është efikase edhe kundër varianteve” të koronavirusit, përfshirë atë tejet ngjitës, Delta. Kjo është vaksina e parë e ADN-së kundër koronavirusit.

ADN dhe ARN janë molekula që bartin atë informacion gjenetik, i cili transmetohet nga prindërit te fëmijët./Rel

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI