Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Italia do të dhurojë 15 mln vaksina për vendet e varfëra, në listë edhe Shqipëria me Kosovën

Lapsi.al 23 August 2021
Italia do të dhurojë 15 mln vaksina për vendet e varfëra,

Italia do të jetë një nga vendet që gjatë këtij viti do të dhurojë vaksina anti-Covid për Shqipërinë e Kosovën, e deri më tani ka kontribuar me mbi 385 milionë euro në programin "Covax Facity" me impenjimin për të ndihmuar në shpërndarje e barabartë të dozave të vakisnës për vendet në nevojë.

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, gjatë fjalës së tij i ftuar në Konferencën "Miqësia mes popujve" deklaroi se " Italia do të dhurojw 15 milionë doza vaksinë për vendet e varfra brenda vitit 2021 e gjatë javëve të fundit ka lehtësuar dhurimet e dozave në favor të vendeve në nevojë për vaksinë si Shqipëria, Kosova, Libia, Yemen e Indonezia."

Italia, u shpreh kreu i diplomacisë italiane, ka kontribuar në shpërndarjen në mënyrë të barabartë të dozave të vaksinës përmes programit "Covax Facility" me mbi 385 milionë euro e ka vetëdijen se mungesa e përballimit të vaksinimit të gjerë e të sinkronizuar mes zonave të ndryshme të planetit, rrezikon që virusi do të vazhdoj të transformohet e rreziku mbetet mjaft i lartë.

Italia deri më tani ka kryer mbi 75 milionë doza vaksina anti-Covid. Janë vaksinuar me të dyja dozat mbi 67 % e popullsisë mbi 12 vjeç.

Objektivi i autoriteteve italiane është që brenda datës 15 shtator të vaksinohen rreth 80 % e popullsisë rezidente.

Në rast të kundërt, u shpreh pak orë më parë, Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë, Pierpaolo Sileri, do të marrim në vlerësim format e vaksinimit të detyruar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI