Flash

FDA miraton përdorimin e përhershëm të Pfizer

Lapsi.al 23 August 2021
FDA miraton përdorimin e përhershëm të Pfizer

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer ditën e sotme, një moment historik që mund të ndihmojë në ngritjen e besimit të publikut në vaksinim ndërsa kombi po lufton mutantin më infektiv të koronavirusit deri më tani.

Vaksina e bërë nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech tani kanë marrë miratimin më të ‘fuqishëm’ nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, e cila kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë dëshmi për të gjykuar sigurinë e një doze. Më shumë se 200 milion doza Pfizer tashmë janë administruar në SHBA, dhe qindra miliona më shumë në të gjithë botën – që kur filloi përdorimi emergjent në Dhjetor.

Miratimi i plotë tregon se Pfizer ka treguar mjaft efektivitet dhe të dhëna sigurie për të përmbushur kërkesat e rrepta të Aplikimit të Licencës Biologjike (BLA), e cila përfshin të paktën gjashtë muaj të dhëna sigurie nga shumica e vullnetarëve në një provë klinike të madhe, në fazën përfundimtare.

“Bazuar në të dhënat pasuese më afatgjata që paraqitëm, miratimi i sotëm për ata të moshës 16 vjeç e lart afirmon profilin e efikasitetit dhe sigurisë së vaksinës sonë në një kohë kur ajo është urgjente e nevojshme. Qindra miliona doza të vaksinës sonë tashmë janë administruar në SHBA që nga dhjetori 2020, dhe ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë me qeverinë amerikane për të vaksinuar më shumë amerikanë” tha Albert Bourla, CEO i Pfizer në një deklaratë për ABC Neës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI